Shqip
English
Deutsch
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
BERNË, Zvicër
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
BERNË, Zvicër
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.T. Mentor Latifi - Ambasador
SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
- Regjistrimi i shtetasve
- TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
- LETËRNJOFTIMI
- PASAPORTA
- GJENDJET CIVILE
- VËRTETIME
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Përfaqësia diplomatike/konsullore në Berlin, Frankfurt dhe Shtutgart inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.
Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe
Taksat konsullore
1.Taksa për letërnjoftim
1. | Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim |
30 € |
|
2.Taksa për dokumente udhëtimi
1. |
Fletudhëtimi për Kthim |
40 €
|
2. | Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar |
100 € |
3. | Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve) |
60 € |
3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile
1 | Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës | 20 € |
2 | Regjistrimi i faktit të vdekjes | Pa pagesë |
3 | Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva. |
5 € |
4 | Çertifikatë e Vdekjes | 0 € |
5 | Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë | 30 € |
4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së
1 | Aplikimi për fitim të shtetësisë | 30 € |
2 | Aplikimi për lirim të shtetësisë | 150 € |
3 | Aplikimi për rifitim të shtetësisë | 0 € |
4 | Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 150 € |
5 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 0 € |
6 | Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 80 € |
7 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 0 € |
8 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare | 1200 € |
9 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare | 600 € |
- Taksa për Viza
1 | Të gjitha llojet e vizave | 40 € |
- Taksa për legalizim dhe vërtetim
1 | Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës | 20 € |
- 7. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji
1 | Vërtetime dhe konfirmime | 20 € |
2 | Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist | 0 € |
3 | Autorizime dhe përkthime (Interne) | 20 € |
4 | Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë | 0 € |
Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
– Ekstrakti i lindjes
– Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë
Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
– Ekstrakti i lindjes;
– Letërnjoftimi i vjetër
Në rast të humbjes/konfiskuar:
– Kopja e LTNJ, ose pasaportës
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
– Letërnjoftimi i RKS-së
Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur
1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
Fletëudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
– Kërkesa;
– 2 fotografi;
– Kopja e një dokumenti të identifikimit;
– Kopja e lejës së qëndrimit;
– Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
– Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
– Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
– Dëshmia e taksës së paguar
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor
Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€
Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Vërtetime të çdo lloji
Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
🇨🇭🇽🇰
RRETH MARRËDHËNIEVE
Zvicra është ndër shtetet e para e cila ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008. Ambasada e Zvicrës në Kosovë është hapur më 28 mars 2008.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër është themeluar në janar të vitit 2009, kurse Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë dhe Konsullata në Zurich janë hapur në vitin 2010.
Zvicra është investitori i dytë në Kosovë, por edhe është vendi i dytë nga ku shkojnë eksportet më të mëdha të Kosovës.
Lidhjet dhe afërsia në mes të Kosovës dhe Zvicrës konsiderohen shumë të mirë dhe janë të veçanta për arsye të mërgatës sonë, e cila vlerësohet të jetë mbi 200 mijë.
Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe që mbulojnë bashkëpunimin teknik dhe financiar, aviacionin civil, lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, tregtinë, mbrojtjen e investimeve dhe sigurimet shoqërore.
Zvicra kontribuon përmes kontingjentit të tyre SWISSCOY qysh nga themelimi i misionit paqeruajtës KFOR në qershor 1999.
Zvicra kontribuon që nga paslufta në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme përmes politikave zhvillimore të implementuara nga Agjencia për Bashkëpunim zhvillimor (DEZA/SDC).
- Zähringerstrasse 25, CH-3012 Bern
- +41 (0) 31 310 06 93
- Nr. emergjent +41 (0) 31 312 00 05
- [email protected]
NGJARJET E FUNDIT
KONSULLATAT
Floreta Kabashi
Udhëheqëse e Konsullatës
Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, Kati i 3-të;
+41 22 734 27 34
+41 22 734 27 32
Email: [email protected]
Numri emergjent: +41 76 289 51 86
Orari i punës me palë:
E hënë- e enjte 09.00-12: 00 dhe 14.00-16.30
E premte 09.00-12.00
Vigan Berisha
Udhëheqës i Konsullatës / Këshilltar
Adresa: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich
Tel: +41(0) 43 343 01 71
Tel: +41(0) 43 343 01 73
E-mail: [email protected]
Orari i punës me palë:
E hënë – E enjte 09:00 – 12:00 dhe 13:00 -17:00
E premte 09:10 -12:00
- GJENEVË
- CYRIH
Floreta Kabashi
Udhëheqëse e Konsullatës
Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, Kati i 3-të;
+41 22 734 27 34
+41 22 734 27 32
Email: [email protected]
Numri emergjent: +41 76 289 51 86
Orari i punës me palë:
E hënë- e enjte 09.00-12: 00 dhe 14.00-16.30
E premte 09.00-12.00
Vigan Berisha
Udhëheqës i Konsullatës/ Këshilltar
Adresa: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich
Tel: +41(0) 43 343 01 71
E-mail: [email protected]
Numri Emergjent: +41 (0) 43 311 89 00
Orari i punës me palë:
E hënë – E enjte 09:00 – 12:00 dhe 13:00 -17:00
E premte 09:10 -12:00
STAFI DIPLOMATIK DHE KONSULLOR

Shukrie Ramadani
Këshiltare
Bern

Fexhrije Blaku
Sekretare e parë
Bern

Gjenis Haxhimehmeti
Sekretar i dytë
Bern

Fjolla Hajzeraj
Sekretare e tretë

Avni Zejnullahu
Zëvendëskonsull
Cyrih

Makfire Azemi
Zëvendëskonsulle/Sekretare e dytë
Cyrih

Diana Cakolli
Zëvendëskonsulle
Gjenevë

Fitore Mehmeti
Sekretare e parë
Gjenevë
Kontakt
Shkruaji Ambasadorit