Shqip

English

Deutsch

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

VJENË, AUSTRI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

VJENË, AUSTRI

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Lulzim Pllana - Ambasador

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në territorin e Austrisë, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre. Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësia diplomatike/konsullore në Austri konsiston në:

– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në Austri;
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Austrisë;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në Austri dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë austriake.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësia diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Vjenë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected]

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës

Taksat konsullore

1. Letërnjoftim40 €
2. Fletudhëtimi për kthim30 €
3. Pasaporta mbi 18 vjeç100 €
4. Pasaporta për të mitur80 €
5. Regjistrimi i faktit të lindjes30 €
6. Regjistrimi i faktit të martesës30 €
7. Regjistrimi i faktit të vdekjespa pagesë
8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt20 €
8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia50 €
9. Vendimi për fitimin e shtetësisë250 €
10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur100 €
11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim400 €
12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur200 €
13. Vërtetime të çdo lloji20 €
14. Vendosja e fotos në certifikatë10 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në shërbimin konsullor, për personat nën moshën 18 vjeç prania e dy prindërve është obligative.

 

  1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë:

    – Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
    – Pasaporta
    – Taksa 40,-€

 

  1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas skadimit:

    – Letërnjoftimi aktual
    – Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
    – Taksa 40,-€

 

  1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit:

    – Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
    – Ne rast të dëmtimit, letërnjoftimi i dëmtuar
    – Ne rast të humbjes, raporti policor ose i komunës mbi humbjen  letërnjoftimit, jo    më i vjetër se 3 muaj
    – Taksa 40,-€

 

  1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale:

    – Letërnjoftimin aktual
    – Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (i lëshuar pas ndryshimit të të dhënave)

             – Taksa 40,-€

Pasaporta e Republikës së Kosovës

APLIKIMI PËR PAJISJE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PERSONA MBI MOSHËN 18 VJEÇARE:

Shtetasit e Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Dokumentet e nevojshme për pajisjen e pasaportës të Republikës së Kosovës për herë të parë:
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës dhe
– Taksa 100,-€

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,
– Pasaporta aktuale dhe
– Taksa 100,-€


3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,
– Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim),
– Raporti origjinal i policisë  jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje) dhe
– Taksa 100,-€

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës (me te dhëna te ndryshuara),
– Pasaporta aktuale dhe
– Taksa 100,-€

 



APLIKIMI PËR PAJISJE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PERSONA NËN MOSHËN 18 VJEÇARE

 

Shtetasit e Republikës së Kosovës nën moshën 18 vjeçare, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dhe në prezencën e të dy prindërve dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për herë të parë:
– Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
– Pasaporta/letërnjoftimi i të dy prindërve,
– Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse e posedon) dhe
– Taksa 80,-€

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:
– Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
– Pasaporta aktuale,
– Pasaporta/letërnjoftimi i dy prindërve,
– Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse e posedon) dhe
– Taksa 80,-€

3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:
– Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
– Pasaporta/letërnjoftimi i dy prindërve,
– Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim),
– Raporti origjinal i policisë  jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje) dhe
– Taksa 80,-€

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale:
– Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (lëshuar pas ndryshimit te te dhënave),
– Pasaporta/letërnjoftimi i te dy,
– Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse posedon),
– Pasaporta aktuale dhe
– Taksa 80,-€


Fletëudhëtimi për kthim

Dokumenti i udhëtimit për kthim (apo Fletudhëtimi për Kthim) lëshohet nga shërbimi konsullor nëse shtetasi i Republikës së Kosovës paraqet dokumentacionin në vijim:

– Aplikacionin e plotësuar (merret ne shërbimin konsullor),
– Dokument qe dëshmon shtetësinë kosovare të aplikuesit (çertifikatë, kopje e   dokumentit të humbur etj.),
– Dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit (Meldezettel apo Meldebestätigung),
– Dokumentin e udhëtimit nëse është i dëmtuar,
– Dy fotografi dhe
– Taksa 30,-€

 

Fletudhëtimi për Kthim ka një afatshmëri vetëm prej 30 ditësh nga data e lëshimit dhe është i vlefshëm të udhëtohet vetëm një drejtim (Austri-Kosovë).

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

🇽🇰🇦🇹

RRETH MARRËDHËNIEVE

Austria ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës më 28 Shkurt 2008. Me shkëmbimin e notave më 20 Mars 2008 janë vënë raporte diplomatike dhe zyra ndërlidhëse e Austrisë është shndërruar në Ambasadë. Pranimi i pavarësisë së Kosovës ishte kulmi i raporteve të shkëlqyera në mes Austrisë dhe Kosovës edhe nga e kaluara. Për kosovarët Austria ndërlidhet drejtpërdrejt me procesin e statusit: UNOSEK kishte zyrën në Vjenë, takime të shumta negociuese u zhvilluan në Austri, ndërsda diplomat austriak kanë qenë të përfshirë në këtë proces dhe kishin një rrol udhëheqës.

Raportet në mes Austrisë dhe Kosovës kanë një histori qysh nga koha e perandorisë, kur Austro-Hungaria, për interesa politike, u angazhua për çështjen e popullit shqiptarë në rajon („Lidhja e Prizrenit“).

Një dëshmi tjetër për raportet e shkëlqyeshme bilaterale është vendimi i qeverisë së Kosovës të vendos Vjenën në listën e dhjetë vendeve të para për të ngritur ambasadë kosovare. Në Tetor të viti 2008 u hap Ambasada e Kosovës në Austri.

Në të kaluarën e afërt Austria mbështeste Kosovën në veçanti përmes politikave arsimore: në një kohë kur shqiptarëve të Kosovës për arsye politike nuk u lejohej arsimimi i lartë, Austria u mundësoi një numri të konsiderueshëm të kosovarëve të studimet në Austri.  Edhe sot Austria udhëheqë në mbështetjen e arsimimit akademik në Kosovë përmes projekteve të ndryshme të ADA-s.

NGJARJET E FUNDIT

STAFI DIPLOMATIK

Srdjan Sentic

Ministër Këshilltar

Isa Kosumi

Këshilltar

Kaltrina Ademi Oruqi

Këshilltare

Jeton Maliqi

Atashe

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit