Shqip

English

French

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PRAGË, ÇEKI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PRAGË, ÇekI

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.S. Albesjana Iberhysaj Kapitaj – Ambasadore

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Pragë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe.

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës > 

Taksat konsullore

  1. Leternjoftim – I skaduar, humbur, demtuar,konfiskuar,ndryshim I te dhenave, – 40.00€

  2. Pasaporta mbi 18 vjeç – e skaduar, humbur, demtuar konfiskuar, e mbushur, ndryshim I te dhenave – 100.00€

  3. Pasaporta për të mitur nen 18 vjeç – e skaduar, humbur, demtuar konfiskuar, e mbushur, ndryshim I te dhenave – 80.00€

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

  1. Dokumentet e nevojshme per pajisjeme leternjoftim per here te pare:
  2. Ekstrakt nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile,
  3. Pasaporta e Republikes se Kosoves
  4. Taksa 40.00€

 

  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit:
  1. Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
  2. Ne rast të dëmtimit, letërnjoftimi i dëmtuar,
  3. Ne rast të humbjes, raporti policor ose i komunës mbi humbjen letërnjoftimit, jo më i vjetër se 3 muaj dhe Pasaporta e Republikes se Kosoves
  4. Taksa 40,-€

 

  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale:
  1. Letërnjoftimin aktual,
  2. Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (i lëshuar pas ndryshimit të të dhënave),
  3. Vendim nga gjykata apo vertetim nga Arkiva
  4. Taksa 40,-€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

    1. Dokumentet e nevojshme për pajisjen e pasaportës të Republikës së Kosovës për herë të parë:
      – Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës

    Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
    – Taksa 100,-€

     

    1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:
      – Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,

    Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
    – Pasaporta aktuale dhe
    – Taksa 100,-€

    1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:
      – Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,

    -Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
    – Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim),
    – Raporti origjinal i policisë  jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje) dhe
    – Taksa 100,-€

     

    1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale
      – Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës (me te dhëna te ndryshuara),

    Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
    – Pasaporta aktuale dhe
    – Taksa 100,-€

Regjistrimi i faktit të lindjes

  • Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve

Certifikaten e Marteses te Kosoves

– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€


 

  • Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
    • Kërkesa
      – Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
      – Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
  • Certifikaten e Marteses te Kosoves
    – Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
    – Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

 


 

  1. Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
  • Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
    – Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

 

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Pragë lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

🇽🇰🇨🇿

RRETH MARRËDHËNIEVE

Republika e Çekisë, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, e njohu Republikën e Kosovës për shtet të pavarur, më 21 maj dhe vendosi marrëdhënie diplomatike më 23 maj 2008.

Republika e Çekisë e ngriti zyrtarisht Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë në nivel ambasade më 16 korrik 2008. Inaugurimi i ambasadës u bë nga Zëvendësministri çek i Punëve të Jashtme, Tomas Pojar, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke u themelua më 15 mars 2010, me dërgimin e të ngarkuarit me punë, Hilmi Zogjani, në kryeqytetin çek, Pragë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ka filluar punën në objektin që vepron tani më 1 qershor 2010.

NGJARJET E FUNDIT

STAFI DIPLOMATIK

Armend Xhemali

Sekretar i dytë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit