Shqip

English

Deutsch

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

BERNË, Zvicër

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

BERNË, Zvicër

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Sami Ukelli - Ambasador

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Berlin, Frankfurt dhe Shtutgart inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

Taksat konsullore

I. Taksa për letërnjoftim (ID)

1. Letërnjoftim biometrik për here të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit —— fr 60.00

II. Taksa për dokumente udhëtimi

1. Pasaportë mbi 18 vjeç (per te gjitha llojet e aplikimit) ———fr 180.00

2. Pasaportë nën 18 vjeç (per te gjitha llojet e aplikimit) ———fr 120.00

3. Fletudhëtim per kthim————————————————fr 48.00

4. Vulosja e certificates me foto—————————————-fr 18.00

III. Taksa për shërbime të gjendjes civile

1. Çertifikatat dhe ekstrakti – Paisje me Certifikate te lindjes, Ekstrakt nga Regjisori Qendror i Gjendjes civile, Certifikate e Shtetesis, Certifikate e Marteses, Certifikat e vendbanimit, Certifikate e Gjendjes Martesore, Deklarata per bashesine familjare dhe Vertetim nga Arkivi ——————————————————————–fr 36.00
2. Regjistrimi i faktit të lindjes ——————————–fr 48.00
3. Regjistrimi i faktit të martesës ——————————fr 48.00
4. Regjistrimi i faktit të vdekjes dhe Certifikate e Vdekjes — pa pagese

IV. Taksa për fitim/lirim të shtetësisë se Repiblikes se Kosoves
1. Aplikimi për fitim/ lirim te shtetësise ——————————————-fr 84.00
2. Vendimi për fitimin / rifitimin e shtetesise per personat mbi 18 vjeç —— fr 360.00
3. Vendimi për fitimin / rifitimin e shtetesise per personat nen 18 vjeç——- fr 156.00
4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim per personat mbi 18 vjeç ——fr 720.00
5. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim per personat nen 18 vjeç ——fr 360.00

V. Taksa për Viza
1. Aplikim per Vize -C ———fr 48.00
2. Aplikim per Vize -D———fr  96.00

VI. Taksa per veprime noteriale dhe vertetime te çdo lloji
1. Vertetime dhe konfirmime —————– fr 36.00

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë 

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër 

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit 

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së 

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar 

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

🇨🇭🇽🇰

RRETH MARRËDHËNIEVE

Zvicra është ndër shtetet e para e cila ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008. Ambasada e Zvicrës në Kosovë është hapur më 28 mars 2008.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër është themeluar në janar të vitit 2009, kurse Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë dhe Konsullata në Zurich janë hapur në vitin 2010.

Zvicra është investitori i dytë në Kosovë, por edhe është vendi i dytë nga ku shkojnë eksportet më të mëdha të Kosovës.

Lidhjet dhe afërsia në mes të Kosovës dhe Zvicrës konsiderohen shumë të mirë dhe janë të veçanta për arsye të mërgatës sonë, e cila vlerësohet të jetë mbi 200 mijë.

Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe që mbulojnë bashkëpunimin teknik dhe financiar, aviacionin civil, lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, tregtinë, mbrojtjen e investimeve dhe sigurimet shoqërore.

Zvicra kontribuon përmes kontingjentit të tyre SWISSCOY qysh nga themelimi i misionit paqeruajtës KFOR në qershor 1999.

Zvicra kontribuon që nga paslufta në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme përmes politikave zhvillimore të implementuara nga Agjencia për Bashkëpunim zhvillimor (DEZA/SDC).

NGJARJET E FUNDIT

KONSULLATAT

GJENEVË

Avni Hasani

Ministër Këshilltar / Konsull

Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, Kati i 3-të;
+41 22 734 27 34
+41 22 734 27 32
Email: [email protected]
Numri emergjent:  +41 788 582 401

CYRIH

Sami B. Kastrati

Udhëheqës i Misionit / Ministër Këshilltar

Adresa: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich
Tel: +41(0) 43 343 01 71
Tel: +41(0) 43 343 01 73
E-mail: [email protected] 

Avni Hasani

Udhëheqës i Konsullatës / Ministër Këshilltar

Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, Kati i 3-të;
+41 22 734 27 34
+41 22 734 27 32
Email: [email protected]
Numri emergjent:  +41 788 582 401



Orari i punës me palë:

E hënë- e enjte 09.00-12: 00 dhe 14.00-16.30

E premte 09.00-12.00

Sami B. Kastrati

Udhëheqës i Konsullatës/ Ministër Këshilltar

Adresa: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich
Tel: +41(0) 43 343 01 71
E-mail: [email protected] 
Numri Emergjent: +41 (0) 43 311 89 00

 



Orari i punës me palë:

E hënë – E enjte 09:15 – 12:00 dhe 14:00 -16:45

E premte 09:15 -12:00

STAFI DIPLOMATIK

Valbone Fazliu Rrecaj

Ministër Këshilltar

Mevlude Xhemajli Igrishta

Sekretare e parë

Fexhrije Blaku

Sekretare e parë

Gjenis Haxhimehmeti

Sekretar i tretë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit