LEGALIZIME &
VULA APOSTILE
Këtu gjeni informacione rreth dokumenteve per legalizim
dhe vulave apostile
Ndërsa për dokumente apo informata specifike të shërbimeve konsulore,
ju lutem orientohuni në ambasadën apo konsulatën përkatese.
CAKTO TERMIN PËR VULË APOSTILE

Skanojeni QR kodin
përmes telefonit tuaj
Ose klikoni linkun këtu
që t’ju dërgojë tek formulari
Zgjedh datën, terminin e lirë, vendos emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
Kërkesën mund ta bëni personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar.
Dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile, as legalizuese.
LEGALIZIME
Legalizimi i dokumentave publike të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm në Kosovë bazuar në sistemin zinxhir të legalizimit të dokumentave
- Vërtetimin në institucionin përgjegjës për lëshimin e tyre,
- Legalizimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe
- Legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, bëhet për të gjitha dokumentat publike të cilat paraprakisht i janë nënshtruar vërtetimit në organet përgjegjëse.
- Çertifikata të gjendjes civile (të verifikuara paraprakisht në ARC/MPB)
- Vendim i lirimit nga shtetësia /fitim shtetësisë
- Diploma, certifikata dhe dëftesa, pasqyrë notash, vërtetime të institucioneve edukative (të verifikuara në MASHT)
- Dokumente gjyqësore (të verifikuara në Gjykatën Themelore)
- Vërtetime mbi të kaluarën kriminale (vërtetohen paraprakisht në Policinë e Kosovës)
- Akte noteriale
- Dokumente të përkthyera (nga përkthyesi gjyqësor)
Departamenti për Çështje Konsullore Rruga "Luan Haradinaj", Prishtinë 10000, RKS Tel: +383 38 200 77 037
Orari i punës për pranimin e dokumenteve për Vulë Apostile dhe Legalizuese: E Hënë – E Premte 08:30 – 11:00 / 13:30 – 15:00
Orari i punës për tërheqjen e dokumenteve:
E Hënë – E Premte 11:00 – 12:00 (për Vulë Legalizuese)
E Hënë – E Premte 15:00 – 16:00 (për Vulë Apostile)
VËREJTJE TË RËNDËSISHME
- Procesi i legalizimit bëhet vetëm në dokumentat publike origjinale.
- Legalizimi i dokumenteve publike aktualisht bëhet ME PAGESË.
- Për legalizimin e dokumenteve duhet të jetë i/e pranishme vetë pala, ose familjar i ngushtë (i shkallës së parë të gjakut), ose personi i autorizuar.
Dokumentet publike që certifikohen (vulosen) me Apostile
- Certifikatë nën hetime lëshuar nga gjykatat themelore
- Vërtetime të lëshuara nga institucionet qendrore dhe lokale
- Vërtetime që nuk kanë obligime tatimore, të lëshuara nga ATK
- Vërtetime për të kaluarën kriminale, të lëshuara nga stacionet policore
- Aktvendime
- Konfirmim-vërtetime
- Certifikatë shëndetësore
- Diploma
- Vërtetime të lëshuar nga shkollat
- Deklarata të dhëna para noterëve
- Autorizim
- Kontrata
- Përkthime
- Vërtetim për të kaluarën kriminale
- Pëlqime
- Certifikata / Diploma të shkollave profesionale
- Vendime të lirimit nga shtetësia e RKS-së
- Certifikata të regjistrimit të biznesit,
- Informatat e biznesit, certifikata e TVSH-së
- Dokumente të vulosura në Odën Ekonomike të Kosovës
Kontakt
SHKRUAJI ZYRËS SË KOMUNIKIMIT