Shqip
English
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
ABU DABI, E.b.A.
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
ABU DABI, E.B.A.
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.T. Xhabir Hamiti - Ambasador

SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
- Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
- Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
- njoftimin e familjarëve për arrestimin;
- adresimin tek avokati mbrojtës apo
- kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
🇽🇰🇦🇪
RRETH MARRËDHËNIEVE
Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti i parë në botën arabe që e njohu Kosovën më 14 tetor 2008. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve janë vendosur më 27 prill 2010 dhe Kosova hapi Ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe më 13 maj 2018.
Emiratet e Bashkuara Arabe e mbështetën shumë Kosovën në marrjen e njohjeve dhe duke qenë se është një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për shumë vende.
- Hamdan bin Mohamed st., Al Masaood Tower, 9th Floor, Office no. 901 40114 Abu Dhabi, United Arab Emirates
- Hëne - Premte 09:00 - 16:00
- +971 2 555 5112
- [email protected]
NGJARJET E FUNDIT
STAFI DIPLOMATIK

Egzon Demiri
Sekretar i parë

Vahid Haxhiu
Sekretar i dytë
Kontakt
Shkruaji Ambasadorit