Shqip

English

Türkçe

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ANKARA, TURQI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ANKARA, TURQI

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Gent Gjikolli - I NGARKUAR ME PUNË

🇽🇰🇹🇷

RRETH MARRËDHËNIEVE

Pas pavarësimit të Republikës së Kosovës, marrëdhëniet e saj me Republikën e Turqisë kanë shënuar një zhvillim të konsiderueshëm. Këto marrëdhënie kanë qenë gjithëpërfshirëse, duke u shtrirë në dimensione politike, ekonomike, ushtarake, shëndetësore, arsimore, kulturore etj.

Marrëdhëniet politike
–  Marrëdhëniet politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë ndikohen nga faktorë të shumtë, të natyrës gjeopolitike, ekonomike dhe socio-historike.
–   Një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-Turqi është edhe  prania në Turqi e një bashkësie të madhe shtetasish turq me prejardhje nga Kosova, si dhe prania në Kosovë e bashkësisë etnike turke.
–   Republika e Turqisë ka marrë pjesë aktivisht në ndërhyrjen e NATO’s  dhe çlirimin e Kosovës, në vitin 1999, si dhe në angazhimin ndërkombëtar në ndërtimin e Kosovës së pas-Luftës.
–   Republika e Turqisë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, me 18 shkurt 2008, duke u renditur ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, Republika e Turqisë ka ofruar përkrahje për Republikën e Kosovës në platforma ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe.
–   Pas njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, marrëdhëniet politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë kanë hyrë në një epokë të re dhe kane përjetuar një avancim të dukshëm.
–   Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara, ka pasur një numër të madh vizitash zyrtare të nivelit të lartë, nga Kosova në Turqi. Po ashtu, vetëm gjatë viteve 2008-2016, janë nënshkruar dyzet e katër (44) marrëveshje dhe dokumente të tjera bashkëpunimi në mes të dy vendeve (shih më poshtë).
–   Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë ndajnë vizionin e njëjtë për  stabilitet demokratik, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrime Euro-Atlantike të rajonit tonë.

Marrëdhëniet ekonomike
Kosova aktualisht është një partner i rëndësishëm tregtar për Turqi midis vendeve të Evropës Lindore. Për të plotësuar kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe tregtare dhe ekonomike, Turqia dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshja për Tregti te Lirë (2013), Marrëveshje për eliminimin e tatimeve të dyfishta (2010), Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ekonomik (2009) dhe Marrëveshjen bilaterale për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve (2006).

Deri me tani, llogaritet se ka 11 kompani pak më të mëdha turke që punojnë në Kosovë. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i kompanive turke që në njëfarë forme punojnë (bashkëpunojnë) me Kosovën llogaritet të jetë rreth 300.

Kontaktet dhe bashkëpunimi në mes të ministrive dhe dikastereve përkatëse  ekonomike të të dy vendeve  kanë qenë shumë intensive. Po ashtu, ka pasur disa vizita në Kosovë të delegacioneve të mëdha të afaristëve turq, si dhe janë organizuar aktivitete të ndryshme, që kanë pasur për synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Deri me tani, kompani turke, së bashku me partnerë ndërkombëtar, kanë fituar disa nga tenderët me të mëdhenjtë në Kosovë, siç janë ndërtimi i autostradës Morinë-Merdar (Konsorciumi “Bechtel-Enka”), marrja me koncesion i Aeroportit të Prishtinës (Konsorciumi Limak-“Aeroport de Lion”). Calik Holding (BTK dhe KEDS), Newco Ballkan, Banka Ekonomike Turke (TEB), Ish Bank (Ä°ÅŸ Bankası) e të tjera janë duke funksionuar me sukses në vendin tonë.

Për biznesin turk, Kosova është tërheqëse për investime, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të mira të komunikacionit, por edhe për shkak të pozitës qendrore në Ballkan dhe, sidomos, për shkak se mund të shërbejë si bazë për t’u futur në tregun e madh Evropian.

Republika e Kosovës ka inkurajuar vazhdimisht investitorët turq për të investuar në Kosovë. Një theks i veçantë është vënë në kalimin nga faza e tregtisë në atë të investimeve të drejtpërdrejta, sidomos në fushën e prodhimit.

Bashkëpunimi në fushën e arsimit
Në fushën e bashkëpunimit arsimor janë nënshkruar Protokoll i Bashkëpunimit në fushën e arsimit (2010) dhe Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës dhe Këshillin i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik të Republikës së Turqisë (TÜBITAK) (2014).

Sipas të dhënave dhe llogaritjeve të Ambasadës së Kosovës, në Turqi studiojnë diku rreth 1600 studentë nga Kosova. Shumica dërrmuese prej tyre marrin bursë nga Qeveria e Turqisë apo afaristët turk që janë me prejardhje nga Kosova.

Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh me universitete të ndryshme në Turqi.

Po ashtu, Qeveria e Turqisë ka ndihmuar në projektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e Universitetit të Prizrenit.

Bashkëpunimi në fusha të tjera
SHËNDETËSIA: Çdo vit një numër i madh pacientësh nga Kosova trajtohen në spitalet turke. Një numri të caktuar, shpenzimet e shërimit ua mbulon Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Në shtator të vitit 2009, është nënshkruar një marrëveshje në mes të dy ministrive të shëndetësisë, e cila, ndër të tjera, parashikon trajtimin falas në spitalet turke të  100 pacientëve nga Kosova, për çdo vit.

MBROJTJA: Në dhjetor 2009 është nënshkruar një marrëveshje në mes të FSK-së dhe Forcave te Armatosura të Republikës së Turqisë, e cila parasheh bashkëpunim te shumanshëm, duke përfshirë edhe stërvitjen dhe shkollimin e personelit të FSK-së në shkollat ushtarake të Turqisë.

Ekzistojnë kontakte dhe bashkëpunim edhe në fusha të tjera, si: kultura, sporti, arti, arkivat, etj.

TWITTER

KONSULLATAT

Suzan Novobërdaliu

Konsulle e Përgjithshme

Vali Konağı Cad. No: 74 D 3/Nişantaşı,İstanbul
+90 212 234 82 62
+90 212 234 82 61
[email protected]
[email protected]
http://www.ambasada-ks.net/tr

Numri emergjent: +90 5311 056 391

Suzan Novobërdaliu

Konsulle e Përgjithshme

Vali Konağı Cad. No: 74 D 3/Nişantaşı,İstanbul
+90 212 234 82 62
+90 212 234 82 61
[email protected]
[email protected]
http://www.ambasada-ks.net/tr

Numri emergjent: +90 5311 056 391

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

-    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
-    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
-    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

-    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
-    adresimin tek avokati mbrojtës apo
-    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Ankara dhe Stamboll inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe.

Taksat konsullore

1. Letërnjoftim40 €
2. Fletudhëtimi për kthim30 €
3. Pasaporta mbi 18 vjeç100 €
4. Pasaporta për të mitur80 €
5. Regjistrimi i faktit të lindjes30 €
6. Regjistrimi i faktit të martesës30 €
7. Regjistrimi i faktit të vdekjespa pagesë
8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt20 €
8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia50 €
9. Vendimi për fitimin e shtetësisë250 €
10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur100 €
11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim400 €
12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur200 €
13. Vërtetime të çdo lloji20 €
14. Vendosja e fotos në certifikatë10 €

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Turqi, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes
- Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
- Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
- Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 80€

FLETUDHËTIMI

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
-    Kërkesa;
-    2 fotografi;
-    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
-    Kopja e lejës së qëndrimit;
-    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
-    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
-    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën   
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Shërbimin Konsullor në Ankara ose në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.


Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Formulari i kërkesës për regjistrimin e lindjes

 


Lidhja e martesës

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim (lidhjen e martesës) të bërë jashtë Republikës së Kosovës është si vijon:

 

Në rastet kur njëri shtetas është i huaj:

Për të bërë regjistrimin e shtetasit të huaj në regjistrin civil të RKS, nevojitet dokumentacioni si në vijim:

  • Cerifikatën origjinale internacionale të lindjes;
  • Kopjen e dokumentit të vlefshëm identifikues (Pasaportë)
  • Vendbanimi (i përkthyer shqip),
  • Certifikata e gjendjes martesore.

Dokumentet për lidhjen e martesës për shtetasit e Kosovës:

Për lidhjen e martesës, secili nga bashkëshortët e ardhshëm duhet të ofrojë dokumentet si në vijim:

  • Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
  • Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
  • Certifikatën e gjendjes martesore;
  • Vërtetimin e vendbanimit. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  • Nëse shtetasi është nën moshën madhore (16-18 vjeç), kërkesës për lidhje të martesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës.

 

Informacion i rëndësishëm për ditën e lidhjes së martesës
Martesa mund të lidhet vetëm nëse pas kalimit të afatit prej 24 orë  nga shpallja e martesës, konstatohet mos ekzistimi i pengesave dhe ndalesave për lidhjen martesës.

 

Në zyrën e Shërbimit Konsullor duhet të jenë prezent me dokumentet e identifikimit:

  • Bashkëshortët e ardhshëm
  • Dy dëshmitarët (mundësisht të kenë dokumente valide të Republikës së Kosovës)
  • Përkthyesi, nëse njëri nga bashkëshortët është shtetas i huaj
  • Interpreti për shurdh-memecë, nëse njëri ose të dy bashkëshortët janë shurdhmemecë

 

Vërtetime të çdo lloji

Shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara ose në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

Pyetjet më të shpeshta

  1. A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale (ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë) në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës?

    Po. Ju mund të aplikoni për dokumentet personale ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Ankara ose në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

  1. A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale në ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë përmes Postës?

    Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë, shenjave te gishtave dhe nënshkrimit elektronik. Ju duhet të paraqiteni personalisht në Ambasadë. Pas paraqitjes personale dhe përfundimit të aplikimit, Ambasada e Kosoves në Ankara /Shërbimi Konsullor ose Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, mund t’ju dërgoj përmes shërbimit postar dokumentet Tuaja, kur kjo kërkohet nga vetë pala/vetë Ju. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

  1. Cili është orari i punës me palë në Ambasadën e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Ankara?

    Orari i punës me palë në Ambasadën e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Ankara është si vijon:
    E hënë – E premte 09:00 – 12:00 / 13:30 – 17:00

  1. A më duhet të bëjë termin për Shërbimet Konsullore në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Ankara?

    Po. Me përjashtim të rasteve emergjente, termini paraprak për të kryer shërbime në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Ankara është i domosdoshëm. Termini mund të bëhet nëpërmjet numrit të telefonit si në vijim:

    Nr. emergjent +90 5311 056 391    + 90 312 446 70 54 dhe me E-mail: [email protected] apo duke u paraqitur personalisht për të marrë një termin.

  1. Nëse kam një çështje emergjente çfarë duhet të veprojë?

    Nëse çështja Juaj është e natyrës emergjente, atëherë Ju duhet të kontaktoni fillimisht numrin e rregullt të telefonit të Ambasadës se Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Ankara + 90 312 446 70 54; numrin emergjent +90 5311 056 391 apo edhe të paraqiteni drejtpërdrejt në Ambasadë brenda orarit të caktuar me palë për të adresuar çështjen Tuaj.

  1. Kam provuar disa herë t’ju marrë në telefon, por, linja është e ngarkuar. Si duhet të veproj?

    Ambasada e Repubikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor në Ankara është e përkushtuar t’ju përgjigjet në cdo pyetje dhe kërkesë tuajen. Përkundër vullnetit dhe dëshirës sonë në ndonjë rast mund t’a kemi të pamundur që t’iu përgjigjemi të gjitha kërkesave/thirrjeve, sidomos në kohën e pushimeve. Luteni, që mos ta humbni durimin, por, provoni deri sa të keni mundësinë që të lidheni apo nëse kjo ju duket e pamundur shkruani email ose paraqituni edhe personalisht në Ambasadë/Konsullatë nëse çështja Juaj nuk pret.

  1. Nga cila moshë mund të aplikojë për pajisje me ID/Letërnjoftim?

    Aplikimi për ID/Letërnjoftim bëhet për personat nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare sipas Udhëzimit Administrativ për pajisje me letërnjoftim të MPB-së dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

  1. Brenda çfarë periudhe kohore rregullohet Pasaporta dhe Letërnjoftimi nga momenti i aplikimit në Ambasade dhe a duhet ta thërras prapë Ambasaden për t’u interesuar nëse Letërnjoftimi dhe Pasaporta janë të gatshme për tu tërhequr?

    Nga momenti i aplikimit në Ambasadën e Republikës së Kosovës/Shërbimin Konsullor në Ankara, Letërnjoftimi dhe Pasaporta Juaj mund të jenë të gatshme për t’u tërhequr brenda një periudhe kohore nga dy-javë deri në një muaj. Ju nuk keni nevojë që të thirrni Ambasadën për të pyetur nëse ato janë të gatshme për t’u tërhequr sepse kur ato janë të gatshme për t’u tërhequr Ju do të pranoni nga ne dy sms – një për Letërnjoftimin Tuaj dhe një për Pasaportën Tuaj. Afati ligjor për lëshimin e dokumenteve të identifikimit nga posti konsullor është jo më vonë 30 (tridhjetë) ditë, me përjashtim të problemeve teknike apo kur rastet janë në shqyrtim në komision.

  1. Si mund të bëhet tërheqja/marrja e Dokumenteve ID/Letërnjoftimit dhe Pasaportës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara?

    Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet duhet të bëhet nga njëri prind, përkatësisht nga përfaqësuesi i tij ligjor ose personi i autorizuar nga prindërit, duke prezantuar dokumentet në vijim: Dokument identifikues të prindit, përfaqësuesit ligjor ose personit të autorizuar; dhe dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë të (fëmijës). Aplikuesit nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjet mund të bëjnë tërheqjen e pasaportës personalisht.

    Në ndërkohë, tërheqja e Letërnjoftimit dhe Pasaportës për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet duhet ta bëj aplikuesi personalisht ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo organi kompetent.  Me rastin e tërheqjes së letërnjoftimit/pasaportës i autorizuari duhet të paraqes dëshminë për aplikim, dokumentin identifikues dhe të nënshkruhet në evidencën e fletëpranimit. Nëse në momentin e aplikimit ju kërkoni vetë dhe jeni të pajtimit që Letërnjoftimi dhe Pasaporta t’ju dërgohen nëpërmjet Shërbimeve Postare nga Ambasada e Republikes së Kosovës/Shërbimi Konsullor, atëherë kjo është e mundur. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

  1. Sa është taksa konsullore për aplikimin për Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Ankara?

    Taksa konsullore për Letërnjoftim është 40 €, ndërsa për Pasaportë 100 € për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet. Ndërkaq, për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet taksa konsullore është 80 €.

  1. Ku mund ta bëjë pagesën për Shërbimet Konsullore që ofrohen nga Ambasada e Republikes se Kosoves?

    Pagesa për Shërbimet Konsullore, që ofrohen nga Ambasada mund të bëhen në Ambasadë nëse Ju keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt rreth 10 minuta ecje në këmbë nga Ambasada.

  1. Cila është adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimet Konsullor në Berlin?

    Adresa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara është si më poshtë:
    Hirfanlı Sok. 14/2, G.O.P. Ankara, Turkey

  1. A ka hapësirë parkingu afër Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimit Konsullor në Ankara?

    Afër ndërtesës së Ambasadës së Republikës së Kosovës/Shërbimit Konsullor ekziston një parking dhe Ju mund të parkoheni aty nëse parkingu është i lirë. Në rrugën e njëjtë ekziston zona e parkingut, ku ju mund të parkoheni duke i respektuar rregullat për përdorimin e këtij parkingu.

  1.  A mund të aplikojë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së Pasaportës?

    Personat që nuk posedojnë Pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës biometrike, pavarësisht prej afatit të vlefshmërisë së tyre. Ndërsa, personat që posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës së re dymbëdhjetë (12) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë.

  1. Cilat janë procedurat dhe çfarë dokumente më nevojiten për tu pajisur me ID/Letërnjoftim të Republikës së Kosovës në Ambasadën/Shërbimin Konsullor të Kosovës në Ankara?

    Procedurat e aplikimit për ID/Letërnjoftim janë të renditura si më poshtë, varësisht prej rastit Tuaj. Gjithashtu, në procedurat e mëposhtme janë të specifikuara edhe dokumentet, të cilat kërkohen në rastin kur ju aplikoni për Letërnjoftim për herë të parë; në rastin e humbjes/dëmtimit apo konfiskimit; atë për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale si dhe ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Sherife Shala

Sekretare e tretë

Egzon Mumxhiu

Sekretar i tretë

Emëlina Hoxha

Atashe

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit