Shqip
English
French
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PRAGË, ÇEKI
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PRAGË, ÇekI
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.S. Albesjana Iberhysaj Kapitaj – Ambasadore
SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
- Regjistrimi i shtetasve
- TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
- LETËRNJOFTIMI
- PASAPORTA
- GJENDJET CIVILE
- VËRTETIME
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Përfaqësia diplomatike/konsullore në Pragë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.
Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe.
Taksat konsullore
1.Taksa për letërnjoftim
1. | Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim | 20 € |
2.Taksa për dokumente udhëtimi
1. | Fletudhëtimi për Kthim | 30 € |
2. | Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar | 70 € |
3. | Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve) | 50 € |
3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile
1 | Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës | 10 € |
2 | Regjistrimi i faktit të vdekjes | Pa pagesë |
3 | Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva. | 3 € |
4 | Çertifikatë e Vdekjes | 0 € |
5 | Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë | 20 € |
4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së
1 | Aplikimi për fitim të shtetësisë | 20 € |
2 | Aplikimi për lirim të shtetësisë | 120 € |
3 | Aplikimi për rifitim të shtetësisë | 0 € |
4 | Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 150 € |
5 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 0 € |
6 | Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 50 € |
7 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 0 € |
8 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare | 800 € |
9 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare | 400 € |
5.Taksa për Viza
1 | Të gjitha llojet e vizave | 40 € |
6.Taksa për legalizim dhe vërtetim
1 | Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës | 10 € |
7.Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji
1 | Vërtetime dhe konfirmime | 10 € |
2 | Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist | 0 € |
3 | Autorizime dhe përkthime (Interne) | 10 € |
4 | Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë | 0 € |
Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
- Dokumentet e nevojshme per pajisjeme leternjoftim per here te pare:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile,
- Pasaporta e Republikes se Kosoves
- Taksa 40.00€
- Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
- Ne rast të dëmtimit, letërnjoftimi i dëmtuar,
- Ne rast të humbjes, raporti policor ose i komunës mbi humbjen letërnjoftimit, jo më i vjetër se 3 muaj dhe Pasaporta e Republikes se Kosoves
- Taksa 40,-€
- Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale:
- Letërnjoftimin aktual,
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (i lëshuar pas ndryshimit të të dhënave),
- Vendim nga gjykata apo vertetim nga Arkiva
- Taksa 40,-€
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
- Dokumentet e nevojshme për pajisjen e pasaportës të Republikës së Kosovës për herë të parë:
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës
– Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
– Taksa 100,-€- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,
–Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
– Pasaporta aktuale dhe
– Taksa 100,-€- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,
-Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
– Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim),
– Raporti origjinal i policisë jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje) dhe
– Taksa 100,-€- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale
– Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës (me te dhëna te ndryshuara),
–Ekstraktin nga Regjistri Qendror I Gjendjes Civile
– Pasaporta aktuale dhe
– Taksa 100,-€- Dokumentet e nevojshme për pajisjen e pasaportës të Republikës së Kosovës për herë të parë:
Regjistrimi i faktit të lindjes
- Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikaten e Marteses te Kosoves
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€
- Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
- Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Kërkesa
- Certifikaten e Marteses te Kosoves
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
- Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Vërtetime të çdo lloji
Misioni konsullor në Pragë lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 20€
🇽🇰🇨🇿
RRETH MARRËDHËNIEVE
Republika e Çekisë, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, e njohu Republikën e Kosovës për shtet të pavarur, më 21 maj dhe vendosi marrëdhënie diplomatike më 23 maj 2008.
Republika e Çekisë e ngriti zyrtarisht Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë në nivel ambasade më 16 korrik 2008. Inaugurimi i ambasadës u bë nga Zëvendësministri çek i Punëve të Jashtme, Tomas Pojar, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke u themelua më 15 mars 2010, me dërgimin e të ngarkuarit me punë, Hilmi Zogjani, në kryeqytetin çek, Pragë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ka filluar punën në objektin që vepron tani më 1 qershor 2010.
- Trziste 366/13, Prague, Czech Republic
- + 420 257 310 229
- Nr. emergjent + 420 257 217 775
- [email protected]
NGJARJET E FUNDIT
STAFI DIPLOMATIK

Arjeta Podvorica
Sekretare e Tretë

Arjeta Podvorica
Sekretare e tretë
Kontakt
Shkruaji Ambasadorit