Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

STOKHOLM, Suedi

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

STOKHOLM, Suedi

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Suedi. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.S. Shkendije Geci Sherifi – Ambasadore

🇽🇰🇸🇪

RETH MARRËDHËNIEVE

Misioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi është të avansojë interesat e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Prioritet i Ambasadës së Kosovës është t’i shërbejë shtetasve të Republikës së Kosovës, të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe të zhvillojë diplomaci kulturore në shërbim të promovimit të imazhit të Kosovës në shtetin suedez.

Ambasada e Republikës së Kosovës përkujdeset që të kultivohet dhe ruhet identiteti kombëtar, tradita, kultura dhe  gjuha amtare përmes aktiviteteve të ndryshme dhe bashkëpunimit me mërgatën.

Ambasada e Republikës së Kosovës promovon bashkëpunimin tregtar përmes diplomacisë ekonomike.

ARKS në Suedi mbulon edhe Republikat e Islandës, Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë dhe ofron shërbime konsullore edhe për qytetarët e Kosovës në këto shtete

NGJARJET E FUNDIT

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

-    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
-    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
-    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

-    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
-    adresimin tek avokati mbrojtës apo
-    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

Taksat konsullore

TË DHËNAT BANKARE TË AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË STOKHOLM
 

  • Pagesat brenda Suedisë: SEB BANK
    Embassy of the Republic of Kosovo
    SWISH  -      1 2 3 6 4 7 5 3 3 9
    SEB Bank,     GIRO 601- 0656

  • Pagesat jashtë Suedisë: SEB BANK
    Embassy of the Republic of Kosovo
    INVOICE ADDRESS:
    SEB ACCOUNTS PAYABLE, SE- 106 40 Stockholm
    IBAN Account Number
    Electronic format  SE4150000000052771023407
    S.W.I.F.T  Address ESSESESS

Taksat konsullore

1. Letërnjoftim50 €
2. Fletudhëtimi për kthim40 €
3. Pasaporta mbi 18 vjeç150 €
4. Pasaporta për të mitur deri ne moshën 18 vjeqare100 €
5. Regjistrimi i faktit të lindjes40 €
6. Regjistrimi i faktit të martesës40 €
7. Regjistrimi i faktit të vdekjespa pagesë
8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt30 €
8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia70 €
9. Vendimi për fitimin e shtetësisë300 €
10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur130 €
11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim600 €
12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur300 €
13. Vërtetime të çdo lloji30 €
14. Vendosja e fotos në certifikatë15 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
-    Ekstrakti i lindjes
-    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë.

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i vjetër 

Në rast të humbjes/konfiskuar:

-    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
-    Ekstrakti i lindjes
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit.

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

- Letërnjoftimi i RKS-së

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes

E humbur/konfiskuar:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)

E dëmtuar/fletë e mbushura:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur 

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur; jo më të vjetër se 6 muaj
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;

Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
-    Kërkesa;
-    2 fotografi;
-    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
-    Kopja e lejës së qëndrimit;
-    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
-    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
-    Dëshmia e taksës së paguar

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën   
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;jo me i vjeter se 6 muaj
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

rast aplikimit me postë bashkë me dokumentet e mësipërme dërgohen edhe:

-    Një zarf i zbrazët dhe pulla postare në vlerë prej 120 SEK. Rrezidentët jashtë Suedisë duhet të dërgojnë pulla postare internacionale në vlerë SEK 150.

-    Numri i juaj i telefonit dhe/ose e-mail adresa.

-    Dëshmia e taksës EUR 40, paguar në SEK

-    Për të miturit domosdo duhet edhe deklarata e prindërve (Power of Attorney) e vërtetuar nga notari (Notarius Publicus), se janë të pajtimit që i fëmija i tyre të pajiset me Fletudhëtim

Regjistrimi i faktit të lindjes

Shënim: Secila çertifikatë që kërkohet, nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj.

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut; Certifikatën jo më të vjetër se 6 muaj
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo; 

 

Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 

Kopje të dokumentit identifikues të prindit shtetas i Kosovës; 

Kopje të dokumentit identifikues të prindit jo-kosovar;

Certifikatën e martesës së prindërve (nëse nuk janë të kurorëzuar, atëherë nevojitet procesverbali i njohjes së atësisë, i cili bëhet në shërbim konsullor), taksa 40 euro.

Pëlqimin me shkrim nga prindi me shtetësi të huaj ose shtetësi të panjohur për regjistrimin e fëmijës të vërtetuat nga noteri ose organi kompetent;

Ekstraktin e lindjes së prindit me shtetësi kosovare dhe certifikatës/ekstraktin e lindjes së prindit jo-kosovar;

Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre;

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

 

Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si “panjohur”;  

Kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të nënës; 

Ekstraktin e lindjes së nënës; 

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Valon Xhaferi

Këshilltar

Dren Zeka

Sekretar i parë

Ardian Kolaj

Sekretar i tretë

Kontakt

Shkruaji AmbasadorES