Shqip
English
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
WASHINGTON, SHBA
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
WASHINGTON, SHBA
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.T. Ilir Dugolli - Ambasador
🇽🇰🇺🇸
RRETH MARRËDHËNIEVE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Me 18 shkurt 2008 janë vendosur marrëdhëniet diplomatike, ndërkaq në tetor 2008 Kosova ka hapur Ambasadën e saj në Uashington D.C.
Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës është përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Misioni i Ambasadës është të promovojë dhe të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Shtetet e Bashkuara, si dhe të kontribuojë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dyplaëshe.
Shtetet e Bashkuara janë vend aleat, partner dhe mbështetës kryesor i Republikës së Kosovës.
- 3612 Massachusetts Ave NW, Washington DC, 20007
- +12024502130
NGJARJET E FUNDIT
Kërkesa për vizita në Shtëpinë e Bardhë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington, D.C. njofton vizitorët se, në përputhje me rregulloret e sigurisë së SHBA-së, nuk është në gjendje të organizojë vizita në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë njofton se shtetasit e huaj mund të paraqesin kërkesa përmes ambasadave të tyre, Ambasada jonë fatkeqësisht nuk mund ta ofrojë këtë shërbim. Vizitat në Shtëpinë e Bardhë janë shumë të kufizuara. Megjithatë, vizitorët mund të shfrytëzojnë turin virtual zyrtar ose të vizitojnë The People’s House: A White House Experience (1700 Pennsylvania Avenue NW), ku ekspozohen materiale, artefakte dhe shfaqet një film mbi historinë dhe jetën e përditshme në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, vizitorët inkurajohen të vizitojnë selinë e Kongresit të SHBA-ve (United States Capitol), i cili ofron hyrje falas dhe vizita të organizuara (rezervimet mund të bëhen në http://tours.visitthecapitol.gov). Informacionet shtesë janë të disponueshme në faqen e Qendrës së Vizitorëve të Kapitolit: https://www.aoc.gov/capitol-buildings/us-capitol-visitor-center. Për më tepër, shumica e muzeve të Smithsonian dhe Biblioteka e Kongresit janë pa pagesë dhe ndodhen përgjatë National Mall, lehtësisht të arritshme me Metro, në stacionet Smithsonian dhe Archives. Ju falënderojmë për mirëkuptimin. Ambasada e Republikës së Kosovës Washington, D.C.
KONSULLATAT
- IOWA
- NJU JORK
Drilon Zogaj
Shef Misioni/I ngarkuar me punë
309 Court Avenue, Suite 223, Des Moines, IA 50309
Tel: +1 515 875 4944
Fax: +1 515 875 4801
E-Mail: [email protected]
Blerim Reka
Ambasador / Konsull i Përgjithshëm
801 Second Avenue, Suite 301, New York NY 10017
+1 212 949 1400
+1 212 949 1403
[email protected]
Numri emergjent: +16467713443
STAFI DIPLOMATIK DHE KONSULLOR

Gent Gjikolli
Sekretar i parë
Uashington

Teuta Agushi
Sekretare e dytë
Uashington

Sami Brajshori
Sekretar i dytë Uashington

Besim Berisha
Këshilltar
Nju Jork

Fjolla Preniqi
Zëvendëskonsulle
Nju Jork

Anell Bajra
Sekretar i dytë
Nju Jork

Fatmir Rrahmanaj
Sekretar i parë
Iowa
Drilon Zogaj
Shef Misioni/I ngarkuar me punë
309 Court Avenue, Suite 223, Des Moines, IA 50309
Tel: +1 515 875 4944
Fax: +1 515 875 4801
E-Mail: [email protected]
Blerim Reka
Ambasador / Udhëheqës i Misionit
801 Second Avenue, Suite 301, New York NY 10017
+1 212 949 1400
+1 212 949 1403
[email protected]
[email protected] (çështje të vizave)
http://www.ambasada-ks.net/us/
Numri emergjent: +1 11 6 466 708 662
SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
STAFI DIPLOMATIK
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
- Regjistrimi i shtetasve
- TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
- LETËRNJOFTIMI
- PASAPORTA
- GJENDJET CIVILE
- VËRTETIME
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe
TAKSAT KONSULLORE
1.Taksa për letërnjoftim
1. | Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim |
30 € |
|
2.Taksa për dokumente udhëtimi
1. |
Fletudhëtimi për Kthim |
40 €
|
2. | Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar |
100 € |
3. | Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve) |
60 € |
3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile
1 | Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës | 20 € |
2 | Regjistrimi i faktit të vdekjes | Pa pagesë |
3 | Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva. |
5 € |
4 | Çertifikatë e Vdekjes | 0 € |
5 | Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë | 30 € |
4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së
1 | Aplikimi për fitim të shtetësisë | 30 € |
2 | Aplikimi për lirim të shtetësisë | 150 € |
3 | Aplikimi për rifitim të shtetësisë | 0 € |
4 | Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 150 € |
5 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 0 € |
6 | Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 80 € |
7 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 0 € |
8 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare | 1200 € |
9 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare | 600 € |
5.Taksa për Viza
1 | Të gjitha llojet e vizave | 40 € |
6.Taksa për legalizim dhe vërtetim
1 | Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës | 20 € |
7. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji
1 | Vërtetime dhe konfirmime | 20 € |
2 | Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist | 0 € |
3 | Autorizime dhe përkthime (Interne) | 20 € |
4 | Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë | 0 € |
Grupi 1 |
Zvicër |
Angli |
Japoni |
Amerikë |
Suedi |
Australi |
Kanada |
Norvegji |
Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
– Ekstrakti i lindjes
– Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë
Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
– Ekstrakti i lindjes;
– Letërnjoftimi i vjetër
Në rast të humbjes/konfiskuar:
– Kopja e LTNJ, ose pasaportës
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
– Letërnjoftimi i RKS-së
Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur
1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€
Fletëudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
– Kërkesa;
– 2 fotografi;
– Kopja e një dokumenti të identifikimit;
– Kopja e lejës së qëndrimit;
– Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
– Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
– Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
– Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor
Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€
Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Vërtetime të çdo lloji
Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Drilon Zogaj
Këshilltar,
Iowa

Gent Gjikolli
Sekretar i parë,
Uashington D.C.

Anell Bajra
Sekretar i Dytë,
Nju Jork

Besim Berisha
Ministër Këshilltar,
Nju Jork

Fjolla Preniqi
Zëvendëskonsulle,
Nju Jork
Kontakt
Shkruaji Ambasadorit