Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

WASHINGTON, SH.B.A

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

WASHINGTON, SH.B.A.

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Ilir Dugolli - Ambasador

🇽🇰🇺🇸

RETH MARRËDHËNIEVE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është arritur më 18 shkurt 2008, dhe në tetor 2008, Kosova ka hapur Ambasadën në Uashington D.C. 

Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës është përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Misioni i Ambasadës është të promovojë dhe të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Shtetet e Bashkuara, si dhe të kontribuojë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve reciproke. Republika e Kosovës i konsideron Shtetet e Bashkuara si vend partner, mik dhe mbështetës kryesor i Republikës së Kosovës.

NGJARJET E FUNDIT

KONSULLATAT

Artan Duraku

Udhëheqës i Misionit

309 Court Avenue, Suite 223, Des Moines, IA 50309
Tel: +1 515 875 4944
Fax: +1 515 875 4801
E-Mail: [email protected]

Frymëzim Isufaj

Ambasador / Udhëheqës i Misionit

801 Second Avenue, Suite 301, New York NY 10017
+1 212 949 1400
+1 212 949 1403
[email protected]
Numri emergjent: +16467713443

Artan Duraku

Udhëheqës i Misionit

309 Court Avenue, Suite 223, Des Moines, IA 50309
Tel: +1 515 875 4944
Fax: +1 515 875 4801
E-Mail: [email protected]

Frymëzim Isufaj

Ambasador / Udhëheqës i Misionit

801 Second Avenue, Suite 301, New York NY 10017
+1 212 949 1400
+1 212 949 1403
[email protected]
[email protected] (çështje të vizave)
http://www.ambasada-ks.net/us/
Numri emergjent: +1 11 6 466 708 662

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

-    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
-    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
-    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

-    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
-    adresimin tek avokati mbrojtës apo
-    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

TAKSAT KONSULLORE

Taksa për letërnjoftim (ID)
1. Letërnjoftim për herë të parë /pas humbjes / dëmtimit / ripërtëritjes - 50 €

Taksa për dokumente udhëtimi
1. Fletudhëtimi për kthim - 40 €
2. Lejekalim për raste të vdekjes - 30 €
3. Pasaporta për herë të parë mbi 18 vjeç/Pasaporta e humbur/dëmtuar/ripërtrirë - 150
4. Pasaporta për fëmijë nga 3-18 vjeç - 100 €

Taksa për shërbime të gjendjes civile

1. Regjistrimi i faktit të lindjes &
Regjistrimi i faktit të martesës - 40 €
2. Paisje me Certifikatë të lindjes,
Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes
civile. Certifikatë e martesës 30 €


Taksa për fitim/lirim të shtetësisë
1. Aplikim për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia
- 70 €
2. Vendimi për fitimin e shtetësisë - 300€
3. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të
mitur - 130 €
4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me
lirim - 600 €
5. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim per te mitur - 300€

Taksa për vertetime
1. Vertetime të çdo lloji lëshuar shtetasve të Kosovës - 30 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
-    Ekstrakti i lindjes
-    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë 

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i vjetër 

Në rast të humbjes/konfiskuar:

-    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
-    Ekstrakti i lindjes
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

- Letërnjoftimi i RKS-së 

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes

E humbur/konfiskuar:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)

E dëmtuar/fletë e mbushura:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur 

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
-    Kërkesa;
-    2 fotografi;
-    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
-    Kopja e lejës së qëndrimit;
-    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
-    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
-    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën   
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Bujar Maxhuni

Ministër Këshilltar

Nënkolonel Berat Shala

Atashe i Mbrojtjes

Kapiten Lulzim Krasniqi

Atashe Policor

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit