Shqip

English

Español

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

QYTETI PANAMA, PANAMA

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

QYTETI PANAMA, PANAMA

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.S. Heroina Telaku - Ambasadore

🇽🇰🇵🇦

RRETH MARRËDHËNIVE

Panamaja e njohu Republikën e Kosovë si shtet të pavarur me 16 janar 2009. Kosova dhe Panamaja vendosën marrëdhëniet diplomatike me 27 gusht 2013 me nënshkrimin e një komunikate të përbashkët në mes të dy vendeve. Kjo i hapi rrugë Kosovës që të hap Ambasadën e saj të vetme në Amerikën Latine në me 15 nëntor 2013 në Qytetin e Panamasë në Panama. Kosova dhe Panamaja gëzojnë raporte të shkëlqyeshme që janë përcjellë me një sërë vizitash të nivelit të lartë të realizuara dhe marrëveshjeve të nënshkurara në mes të dy vendeve.

ARKS në Panama ofron shërbime edhe në shtetet tjera të kësaj zone siç janë: Kostarika, Honduras, El Salvador, St.Kitts and Nevis, St. Lucia, Belize, Guayana, Barbados. Ndërsa po ashtu ndihmon me shërbime edhe për shtetet tjera të Amerikës Latine dhe Karaibeve, disa prej tyre shtete jo-njohëse të RKS. 

NGJARJET E FUNDIT

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në territorin e Panamasë, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre. Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësia diplomatike/konsullore në Panama konsiston në:

– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në Panama;
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Panamasë;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në Panama dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë turke.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësia diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.  

Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Panama lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Gjylymsere Kundja

Sekretare e parë

Kontakt

Shkruaji AmbasadorES