Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Londër, Mbretëri e Bashkuar

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Londër, Mbretëri e bashkuar

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Ilir Kapiti - Ambasador

🇽🇰🇬🇧

RRETH MARRËDHËNIEVE

Mbretëria e Bashkuar ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosoves. Vendsoja e marrëdhënieve diplomatike është arritur me 18 shkurt 2008. Me 5 mars 2008 Mbretëria e Bashkuar ka hapur Ambasadën në Kosovë, derisa me 1 tetor 2008 Kosova ka hapur Ambasadën në Londër.

 

Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në përpjekjet e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së saj, si dhe në integrimin në organizma dhe struktura ndërkombëtare. Ndihma e Mbretërisë së Bashkuar  ka qenë esenciale në anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Mbretëria e Bashkuar është poashtu një nga përkrahësit kryesorë në proceset e integrimit të Kosovës në struktuarat euro-atlantike.

 

Funksioni kryesor i Ambasadës është përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Misioni i Ambasadës është të promovojë dhe mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të kontribuojë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve reciproke. Republika e Kosovës e konsideron Mbretërinë e Bashkuar si vend mik, partner dhe mbështetës të rëndësishëm të Republikës së Kosovës.

NGJARJET E FUNDIT

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

ARKS në Londër mbulon Republikën e Irlandës si akreditim sekondar.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Londër inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

Taksat konsullore

 

I. Taksat për letërnjoftim

Paisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit50 €                            

 

II. Taksat për dokumente udhëtimi

1. Fletudhëtim për kthim   40 €
2. Për pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndrrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit dhe kur fletët në pasaportë janë të plotësuara me vula dhe viza për personat mbi 18 vjeçarë.   150 €                                            
3. Për pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (për të gjitha llojet e aplikimet)100 €

 

III. Taksat për shërbimet e Gjendjes Civile

1. Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës   40 €
2. Regjistrimi i faktit të vdekjes   Pa pagesë
3. Paisje me Certifikatë të lindjes, Ektrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile, Certifikatë e shtetësisë, Certifikatë e martesës, Certifikatë e vendbanimit, Certifikatë e gjendjes martesore, Deklaratë për bashkësinë familjare dhe Vërtetim nga arkivi.   30 €                                      
4. Certifikatë e vdekjes   Pa pagesë
5. Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë   40 €

 

IV. Taksat për fitim/lirim të shtetësisë së Republikës së Kosovës

1. Aplikim për fitim të shtetësisë dhe lirim të shtetësisë   70 €
2. Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare   300 €
3. Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare   130 €
4. Vendimi për humbjen e shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare   600 €
5. Vendimi për humbjen e shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare   300 €            

V. Taksa për viza

Të gjitha llojet e vizave40 €

 

VI. Taksa për legalizim dhe vërtetim

Legalizimi i dokumenteve të huaja publike si dhe dokumenteve publike të Republikës së Kosovës30 €                       

 

VII. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime

1. Vërtetime dhe konfirmime   30 €
2. Autorizime, përkthime (interne)   30 €
3. Certifikata me foto   30 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit 

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Londër

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Londër lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Valmira Thaçi Musa

Sekretare e parë

Arta Qehaja

Sekretare e dytë

Ilir Bytyqi

Zëvendëskonsull

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit