Shqip

English

МАКЕДОНСКИ

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

SHKUP, MAQEDONI E VERIUT

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

SHKUP, MAQEDONI E VERIUT

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbimet që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Florian Qehaja - Ambasador

🇽🇰🇲🇰

RRETH MARRËDHËNIEVE

Republika e Maqedonisë së Veriut ka njohur Republikën e Kosovës më 9 tetor 2008, në të njëjtën ditë me Malin e Zi. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë më 17 tetor 2009. Përmes këtij akti është hapur një faqe e re në raportet në mes të dyja vendeve. Poashtu, kjo ka shtruar rrugën e hapjes së Ambasadave respektive në Shkup dhe Prishtinë. Me datën 20 tetor 2009 është bërë dekretimi i hapjes së Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në nivel Ambasade në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Shkup. Dy shtetet gëzojnë marrëdhënie të plota diplomatike.

Marrëdhëniet tona me Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë shënuar një zhvillim të konsiderueshëm. Këto marrëdhënie janë gjithëpërfshirëse e dinamike, duke u shtrirë në dimenzione politike, ekonomike, ushtarake, shëndetësore, arsimore, kulturore etj. Deri më tani janë mbajtur dy Mbledhje të Përbashkëta të Qeverive: në Shkup (2021) dhe Prishtinë (2024) me ç’rast janë nënshkruar një sër marrëveshjes. Të dyja shtetet kanë mbi 40 marrëveshje të nënshkruar në sfera të ndryshme të interesit të ndërsjell.

Specifika e raporteve në mes dy vendeve është interaktiviteti i madh publik dhe privat. Në këtë ka ndikuar afërsia gjeografike, lidhjet familjare dhe nevoja për këmbim më të lehtë.

Në fushën e infrastrukturës, me përfundimin e autostradës nga Prishtina në Han të Elezit janë krijuar mundësi shtesë për interaktivitet. Me 12 prill 2025 është përuruar regjimi i ri kalimit të përbashkët kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” i cili ka lehtësuar dukshum mobilitetin e qytetarëve. Përveç pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë edhe dy vendkalime tjera kufitare; kalimi kufitar i Glloboqicës (rajoni i Ferizajit) dhe ai i Stançiçit (rajoni i Gjilanit).

Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës në Shkup është përfaqësimi dhe promovimi interesave të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe mundësimi i zhvillimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Republika e Kosovës nga viti 2019 ka të hapur Konsullatën e Përgjithshme në Strugë, e cila si rreth konsullor mbulon komunat si në vijim: Strugë, Ohër, Kërçovë, Dibër, Manastir, Resnjë, Krushevë dhe Prilep.

NGJARJET E FUNDIT

KONSULLATAT

STRUGË

Agim Krasniqi

Konsull i Përgjithshëm

Adresa: Kej Boris Kidriç 35/ Kati i II, 6330 Strugë;
+389 76 764439
+389 71 307118
E-mail: [email protected]

Agim Krasniqi

Konsull i Përgjithshëm

Adresa: Kej Boris Kidriç 35/ Kati i II, 6330, Strugë

 Mob. +389 76 764439
Mob. +389 71 307118

E-mail: [email protected]

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Strugë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected]

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës

Taksat konsullore

                     1.Taksa për letërnjoftim

 

1.

Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim

 

20 €

 

       

2.Taksa për dokumente udhëtimi

 

1.

 

Fletudhëtimi për Kthim

 

20 €

2.

Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar

 

50 €

3.

Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)

 

30 €

 

3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile

 

1

Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës

5 €

2

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Pa pagesë

3

Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.

 

 

 1 €

4

Çertifikatë e Vdekjes

 0 €

5

Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë

 10 €

 

4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së

 

1

Aplikimi për fitim të shtetësisë

10 €

2

Aplikimi për lirim të shtetësisë

100 €

3

Aplikimi për rifitim të shtetësisë

0 €

4

Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

150 €

5

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

0 €

6

Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

50 €

7

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

0 €

8

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare

600 €

9

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare

300 €

 

  1. Taksa për Viza

 

1

Të gjitha llojet e vizave

30 €

 

  1. Taksa për legalizim dhe vërtetim

 

1

Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës

5 €

                             

  1. 7. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji

1

Vërtetime dhe konfirmime

5 €

2

Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist

0 €

3

Autorizime dhe përkthime (Interne)

5 €

4

Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë

0 €

 

 

 

 

Grupi 3

 

Shqipëri

Maqedoni

Bullgari

Serbi

Xhiro Llogaria e ambasadës për taksa konsullore:

NLB Banka

30009000      978    00-705-0000000.5

70810000     978     00-707-0000006.9

VIZAT

Ambasada e RKS-së në Shkup, është e angazhuar edhe me procesimet e vizave, ndaj aplikantëve të cilit kanë nevojë për hyrje në Republikën e Kosovës, përmesë vizave C & D, etj.

  1. Viza C, shërben për vizita zyrtare, turistike, etj
  2. Viza D, shërben për bashkim familjar, etj.

Kliko këtu për ti parë dokumentet e nevojshme për aplikim.

Shkarko njërin nga formularët, të cilin mund ta dërgoni përmes rubrikës “Formulari” më poshtë në këtë faqe:

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

  – Vërtetim për martesë

  – Vërtetim për verifikim shtetësie

  – Vërtetim për vdekjes

FLETUDHËTIMI PËR KTHIM

Dokumenti i fletudhëtimi për kthim lëshohet nga shërbimi konsullor nëse shtetasi i Republikës së Kosovës paraqet dokumentacionin në vijim:

  • Aplikacionin e plotësuar (merret ne shërbimin konsullor),
  • Dokument qe dëshmon shtetësinë kosovare të aplikuesit (çertifikatë, kopje e   dokumentit të humbur etj.)
  • Dokumentin e udhëtimit nëse është i dëmtuar,
  • Dy fotografi dhe
  • Taksa 20 €

FLETËUDHËTIMI PËR KTHIM për foshnjat e posalindura në  Maqedoninë e Veriut

Fletudhëtimi për kthim lëshohet nga shërbimi konsullor nëse shtetasi i Republikës së Kosovës paraqet dokumentacionin në vijim:

  • Aplikacionin e plotësuar nga prindi (merret ne shërbimin konsullor),
  • Çertifikata e lindjes e foshnjes që e lëshon Gjendja Civile e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Kopje të pasaportës ose letërnjoftimit të prindërve
  • Kopje të çertifikatës të martesës
  • Dy fotografi të foshnjes
  • Taksa 20 €

Fletudhëtimi për Kthim ka një afatshmëri vetëm prej 30 ditësh, nga data e lëshimit dhe është i vlefshëm të udhëtohet vetëm një drejtim, rrjedhimisht Maqedonia e Veriut-Republika e Kosovës

Nuhi Shala

Sekretar i Tretë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit

SQ | EN | SR

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

© Të gjitha të drejtat e rezervuara 2022

NUMRI I URGJENCËS

Nëse keni rast urgjent, ju lutem kontaktoni me numrin e MPJD-së i dedikuar vetëm për raste urgjente 

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.