Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

TOKiO, JAPONI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Tokio, Japoni

Mirësevini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. DR. Sabri Kiçmari - Ambasador

🇽🇰🇯🇵

RRETH MARRËDHËNIEVE

Japoni hyn ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, respektivisht me datën 18 mars 2008. Marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve janë vendosur në shkurtin e vitit 2009, ndërsa Republika e Kosovës ka hapur Ambasadën në Tokio në korrik të vitit 2010, kështu duke u bërë ambasada e parë në kontinentin e Azisë. Japonia ka hapur ambasadën në Prishtinë në janar të vitit 2021. Japoni është një shtet partner, mik dhe një prej mbështetësve kryesor të Republikës së Kosovës.

NGJARJET E FUNDIT

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

 

Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar 

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Tokio.

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor ne Tokio lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI KONSULLOR

Arbër Mehmeti

Sekretar i parë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit