Shqip

English

Italiano

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ROMë, ITALI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Romë, Itali

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo ambasadë.

Sh.S. Lendita Haxhitasim – Ambasadore

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

-    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
-    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
-    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

-    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
-    adresimin tek avokati mbrojtës apo
-    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Berlin, Frankfurt dhe Shtutgart inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

Taksat konsullore

Pagesat për shërbimet konsullore në ROMË bëhen në këtë llogari bankare: IT59D0306905020100000008896
 

Pagesat për shërbimet konsullore në MILANO bëhen në këtë llogari bankare: IT25X0306909484100000011139

 

1. Letërnjoftim40 €
2. Fletudhëtimi për kthim30 €
3. Pasaporta mbi 18 vjeç100 €
4. Pasaporta për të mitur80 €
5. Regjistrimi i faktit të lindjes30 €
6. Regjistrimi i faktit të martesës30 €
7. Regjistrimi i faktit të vdekjespa pagesë
8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt20 €
8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia50 €
9. Vendimi për fitimin e shtetësisë250 €
10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur100 €
11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim400 €
12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur200 €
13. Vërtetime të çdo lloji20 €
14. Vendosja e fotos në certifikatë10 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
-    Ekstrakti i lindjes
-    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
-    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i vjetër dhe
-    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

-    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
-    Ekstrakti i lindjes
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
-    Taksa 40€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Itali, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Romë.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes
- Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
- Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
- Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
-    Kërkesa;
-    2 fotografi;
-    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
-    Kopja e lejës së qëndrimit;
-    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
-    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
-    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën   
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Romë.

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Romë lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

🇽🇰🇮🇹

RRETH MARRËDHËNIEVE

Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë kanë stabilizuar marrëdhëniet diplomatike fill pas shpalljes së pavarësisë, më datë 21 shkurt 2008. Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona janë të ngushta dhe miqësore, dhe karakterizohen nga një spektër i gjerë shkëmbimesh dhe bashkëpunimesh, si në nivelin politik, ekonomik, të sigurisë, kulturës, arsimit, etj. 

Italia e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fazat e konsolidimit të shtet-ndërtimit, dhe vazhdon të mbështes me vendosmëri të gjitha proceset e integrimit në Bashkimin Evropian të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, duke theksuar rëndësinë dimensionit të sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin tonë.  

Afërsia gjeografike dhe aspektet kulturore janë karakteristikat që krijojnë një lidhje natyrore mes vendeve tona. Kjo reflektohet qartë në marrëdhëniet tona diplomatike, ku shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes vendeve tona janë pasuruar ndër vite me marrëveshje dhe akorde edhe në fushën ekonomike dhe të sigurisë menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ku Italia ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë me një numër të madh të forcave ushtarake në misionin e KFOR-it, nën ombrellën e NATO-s.

Potenciali për të thelluar edhe më tutje marrëdhëniet dypalëshe është ende i lartë dhe në zhvillim e sipër, ku janë të qarta edhe perspektivat edhe në kuadër të dimensionit multilateral.

Në Republikën Italiane jeton dhe punon një numër i madh i shtetasve kosovarë, të cilët janë rreth 40 mijë dhe kryesisht janë të përqendruar në rajonet qendrore dhe veriore të territorit. Komuniteti ynë rezident në Itali është shembull i integrimit, falë kontributit dhe përkushtimit të secilit në indin shoqëror të zonave ku banojnë.  

Përpos Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë e cila ka kompetencë në të gjithë territorin e Republikës Italiane, në Milano ndodhet edhe Konsullata e Përgjithshme e cila mbulon rajonet e veriut.  

Bashkëpunimi politik

Italia është një nga vendet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në mbështetjen e procesit të çlirimit të Kosovës nga Serbia gjatë vitit 1998-1999, si vend anëtare e NATO-s. Pas çlirimit të Kosovës, Itali si një nga shtetet anëtare të Grupit të Quint-it dhe të Grupit të Kontaktit, së bashku me vende të tjera si SHBA, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, ka qenë mbështetëse e fuqishme edhe e procesit të pavarësisë së Kosovës. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar. Si anëtare e NATO-s, Italia aktualisht është kontribuuesja më e madhe në numër të trupave të KFOR-it në Kosovë. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Italinë, është gjithnjë duke u thelluar edhe në rrafshin bilateral.

Bashkëpunimi Ekonomik

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës është zgjeruar gjatë viteve të fundit. Në veçanti konstatohet një rritje e shkëmbimeve nga Italia drejt Kosovës (importohen nga Italia kryesisht produkte agro-ushqimore, pajisje mekanike, prodhime të produkteve kimike, etj.). Mirëpo ka ende potencial të madh për t’u zhvilluar në të ardhmen për të rritur ende më shumë shkëmbimet në të dy drejtimet.

Në ndërkohë, sipas burimeve zyrtare vihet re një rritje e pranisë së kompanive italiane në Kosovë në vitet e fundit, dhe po ashtu edhe rritje e eksportimit të disa produkteve të Kosovës në Itali, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme.

Investimet e drejtpërdrejta italiane në Kosovë janë të përqendruara në sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë dhe konstruksionit, të tregtisë, turizmit, hotelerisë dhe aktiviteteve të tjera të sektorit të shërbimeve.

Deri më tani ekzistojnë një sërë marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Italisë të cilat janë nënshkruar dhe janë aktualisht operative. Shumë të tjera janë në proces dhe pas nënshkrimit të tyre do të pasurojnë edhe më tutje shkëmbimet me vendeve tona.  

Bashkëpunimi kulturor 

Kosova dhe Italia kanë bashkëpunim të mirë në fushën e kulturës. Gjatë viteve të fundit është konstatuar një rritje e interesit për ta thelluar edhe më tutje bashkëpunimin kulturor, përfshirë atë në fushën e arsimit akademik dhe hulumtues.

Ka një rritje të intensitetit të ndërveprimit mes vendeve tona edhe në rrafshin e artit, kinematografisë. Muzikës dhe sportit që reflektohet përmes pjesëmarrjes së artistëve dhe sportisteve tanë në aktivitet kulturore dhe sportive në të gjithë Italinë.

Në fushën e arsimit, universitetet e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje me disa nga universitetet më prestigjoze italiane, duke thelluar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin akademik si në pjesën e arsimit të lart ashtu dhe të hulumtimit dhe shkëmbimeve të ndryshme profesionale.

NGJARJET E FUNDIT

Driton Blakçori

Sekretar i parë

Via San Martino 10, 20122 Milano (MI)
+39 (0) 26704804
+39 (0) 66718644
[email protected]
[email protected]
Numri emergjent: +393668100341

STAFI DIPLOMATIK

Diamant Kastrati

Këshilltar

Bejtullah Destani

Ministër këshilltar

Dafina Bakija

Sekretare e dytë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit