Shqip

English

Dutch

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

HAGË, HOLANDË

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Hagë, Holandë

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Dren Doli - Ambasador

Konkurs pune - 1 pozitë

Asistent/e Ekzekutiv/e

Ambasada e Republikës së Kosovës, Hagë, shpall konkurs për 1 Asistent/e Ekzekutiv/e

Konkurs pune - 1 pozitë

Asistent/e Administrativ/e

Ambasada e Republikës së Kosovës, Hagë, shpall konkurs për 1 Asistent/e Administrativ/e

Konkurs pune - 2 pozita

Shofer (Vozitës)

Ambasada e Republikës së Kosovës, Hagë, shpall konkurs për 2 Shofer (Vozitës)

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Hagë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

INFORMACIONE

Qytetarë të nderuar, klikoni këtu për pakon informuese për familjarët & vizitorët në njësinë e paraburgimit në Hagë.

 

Taksat konsullore

TAKSAT PËR SHËRBIME KONSULLORE


I. Taksa për letërnjoftim

1.   Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit (40 €)


II. Taksa për dokumente udhëtimi:

– Fletudhëtimi për kthim (30 €)
– Pasaporta për herë të parë mbi 18 vjeç
– Ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit dhe kur fletët në pasaportë janë të plotësuara me vula dhe viza (100 €)
– Pasaporta për fëmijë deri në 18 vjeç (për të gjitha llojet e aplikimeve) (80 € )

III. Taksa për shërbime të gjendjes civile:

– Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës (30 €)
– Regjistrimi i faktit të vdekjes (Pa pagesë)
– Pajisje me Çertifikatë të Lindjes, Çertifikatë të Shtetësisë, Çertifikatë të Martesës, Çertifikatë të Vendbanimit, Çertifikatë të Gjendjes Martesore, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Deklaratë për Bashkësinë Familjare dhe Vërtetim nga Arkivi (20 €)
– Çertifikatë të Vdekjes (Pa pagesë)
– Procesverbali për Pranimin e Atësisë/Amësisë (30 €)

IV. Taksa për fitim/lirim të shtetësisë:

– Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia (50 €)
– Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë – mbi 18 vjeç (250 €)
– Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë – nën 18 vjeç (100 €)
– Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim – mbi 18 vjeç (400 €)
– Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim – nën 18 vjeç (200 €)

V. Taksa për viza:

– Të gjitha llojet e vizave (40 €)

VI. Taksa për legalizim dhe vërtetim

– Legalizimi i dokumenteve të huaja publike si dhe dokumenteve publike të Republikës së Kosovës (20 €)

VII. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji:

– Vërtetime dhe konfirmime (20 €)
– Autorizime, përkthime (interne) (10 €)
– Çertifikata me foto (10 €)

Fletëpagesat për shërbime konsullore bëhen në emër të:
Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Holandë, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Hagë.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Hagë.

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Hagë lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

🇽🇰🇳🇱

RRETH MARRËDHËNIEVE

Mbretëria e Holandës ka njohur Kosovën më 04 mars 2008, kurse Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës është themeluar me datë 10 shkurt 2009. Mbretëria e Holandës ka ndihmuar Kosovën dhe e përkrahë hapur intervenimin ndërkombëtarë të NATO-s për çlirimin e Kosovës, shtetësinë e Kosovës dhe vazhdon të përkrahë Kosovën në të gjitha iniciativat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Si dy shtete, Kosova dhe Mbretëria e Holandës mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës përfaqëson Republikën e Kosovës në këtë shtet; mbron interesat e Republikës së Kosovës dhe të shtetasve ose personave juridikë, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me legjislacionin në fuqi të shtetit pranues; nxitë dhe fuqizon zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatike-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, në një frymë miqësore e bashkëpunimi; mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe interesat tjera të Republikës së Kosovës; promovon, mbron dhe fuqizon sigurinë dhe statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe promovon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

NGJARJET E FUNDIT

STAFI DIPLOMATIK

Besnik Ramadanaj

Këshilltar

Yllka Geci

Sekretare e Parë

Arif Kaçandolli

Sekretar i parë

Ardita Halilaj

Sekretare e tretë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit