Shqip

English

Deutsch

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

BERLIN, Gjermani

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

BERLIN, Gjermani

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që lidhen me këtë Ambasadë.

Sh.T. Faruk Ajeti - Ambasador

Konkurs pune - Berlin

Asistent/e Administrativ/e

Ambasada e Republikës së Kosovës, Berlin shpall konkurs për Asistent/e Administrativ/e

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Berlin, Frankfurt dhe Shtutgart inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

               Taksat konsullore

     

      1.Taksa për letërnjoftim

 

1.

Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim

 

20 €

 

       

     2.Taksa për dokumente udhëtimi

 

1.

 

Fletudhëtimi për Kthim

 

30 €

2.

Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar

 

70 €

3.

Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)

 

50 €

 

      3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile

 

1

Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës

10 €

2

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Pa pagesë

3

Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.

 

 

 3 €

4

Çertifikatë e Vdekjes

 0 €

5

Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë

 20 €

 

      4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së

 

1

Aplikimi për fitim të shtetësisë

20 €

2

Aplikimi për lirim të shtetësisë

120 €

3

Aplikimi për rifitim të shtetësisë

0 €

4

Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

150 €

5

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

0 €

6

Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

50 €

7

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

0 €

8

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare

800 €

9

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare

400 €

 

       5.Taksa për Viza

 

1

Të gjitha llojet e vizave

40 €

     

       6.Taksa për legalizim dhe vërtetim

 

1

Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës

10 €

                             

         7.Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji

 

1

Vërtetime dhe konfirmime

10 €

2

Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist

0 €

3

Autorizime dhe përkthime (Interne)

10 €

4

Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë

0 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Gjermani, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Berlin.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Berlin

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor ne Berlin lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

Pyetjet më të shpeshta

  1. A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale (ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë) në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës?

    Po. Ju mund të aplikoni për dokumentet personale ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin.

  1. A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale në ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë përmes Postës?

    Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë, shenjave te gishtave dhe nënshkrimit elektronik. Ju duhet të paraqiteni personalisht në Ambasade. Pas paraqitjes personale dhe përfundimit të aplikimit, Ambasada e Kosoves ne Berlin/Sherbimi Konsullor mund t’ju dërgoj përmes shërbimit postar dokumentet Tuaja, kur kjo kërkohet nga vetë pala/vetë Ju. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

  1. Cili është orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

    Orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin është si vijon: Nga dita e hënë deri në ditën e enjte nga ora 9:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00-17:00.

  1. A më duhet të bëjë termin për Shërbimet Konsullore në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

    Po. Me përjashtim të rasteve emergjente, termini paraprak për të kryer shërbime në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor ne Berlin është i domosdoshëm. Termini mund të bëhet nëpërmjet numrit të telefonit si në vijim:  +49 (30) 240476911 dhe me Email ([email protected]) apo duke u paraqitur personalisht per te marr nje termin.

  1. Nëse kam një çështje emergjente çfarë duhet të veprojë?

    Nëse çështja Juaj është e natyrës emergjente, atëherë Ju duhet të kontaktoni fillimisht numrin e  rregullt të telefonit të Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin      +49 (30) 240476911; numrin emergjent +49 179 36 70 536 apo edhe të paraqiteni drejtpërdrejt në Ambasade brenda orarit të caktuar me palë për të adresuar çështjen Tuaj.

  1. Kam provuar disa herë t’ju marrë në telefon, por, linja është e ngarkuar. Si duhet të veproj?

    Ambasada e Repubikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor ne Berlin është e perkushtuar te ju pergjigjet ne cdo pyetje dhe kerkese tuajen. Perkunder vullnetit dhe dëshirës sonë e kemi të pamundur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave/thirrjeve, sidomos në kohën e pushimeve. Kapaciteti aktual i linjës telefonike në Konsullatë është që të pranojë deri në gjashtëmbëdhjetë thirrje në të njëjtën kohë dhe ju duhet të prisni deri sa t’ju vije radha. Luteni, që mos ta humbni durimin, por, provoni deri sa të keni mundësinë që të lidheni apo nëse kjo ju duket e pamundur shkruani email ose paraqituni edhe personalisht në Ambasade nëse çështja Juaj nuk pret.

  1. Nga cila moshë mund të aplikojë për pajisje me ID/Letërnjoftim?

    Aplikimi për ID/Letërnjoftim bëhet për personat nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare sipas Udhëzimit Administrativ për pajisje me letërnjoftim të MPB-së dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

  1. Brenda çfarë periudhe kohore rregullohet Pasaporta dhe Letërnjoftimi nga momenti i aplikimit në Ambasade dhe a duhet ta thërras prapë Ambasaden për t’u interesuar nëse Letërnjoftimi dhe Pasaporta janë të gatshme për tu tërhequr?

    Nga momenti i aplikimit në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin, Letërnjoftimi dhe Pasaporta Juaj mund të jenë të gatshme për t’u tërhequr brenda një periudhe kohore nga dy-javë deri në një muaj. Ju nuk keni nevojë që të thirrni Ambasaden prapë për të pyetur nëse ato janë të gatshme për t’u tërhequr sepse kur ato janë të gatshme për t’u tërhequr Ju do të pranoni nga ne dy sms – një për Letërnjoftimin Tuaj dhe një për Pasaportën Tuaj. Afati ligjor për lëshimin e dokumenteve të identifikimit nga posti konsullor është jo më vonë 30 (tridhjetë) ditë, me përjashtim të problemeve teknike apo kur rastet janë në shqyrtim në komision.

  1. Si mund të bëhet tërheqja/marrja e Dokumenteve ID/Letërnjoftimit dhe Pasaportës në Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Berlin?

    Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet duhet të bëhet nga njëri prind, përkatësisht nga përfaqësuesi i tij ligjor ose personi i autorizuar nga prindërit, duke prezantuar dokumentet në vijim: Dokument identifikues të prindit, përfaqësuesit ligjor ose personit të autorizuar; dhe dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë të (fëmijës). Aplikuesit nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjet mund të bëjnë tërheqjen e pasaportës personalisht.

    Në ndërkohë, tërheqja e Letërnjoftimit dhe Pasaportës për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet duhet ta bëj aplikuesi personalisht ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo organi kompetent.  Me rastin e tërheqjes së letërnjoftimit/pasaportës i autorizuari duhet të paraqes dëshminë për aplikim, dokumentin identifikues dhe të nënshkruhet në evidencën e fletëpranimit. Nëse në momentin e aplikimit ju kërkoni vetë dhe jeni të pajtimit që Letërnjoftimi dhe Pasaporta t’ju dërgohen nëpërmjet Shërbimeve Postare nga Ambasada e Republikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor, atëherë kjo është e mundur. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

  1. Sa është taksa konsullore për aplikimin për Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

    Taksa konsullore për Letërnjoftim është 40 EUR, ndërsa për Pasaportë 100 EUR për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet. Ndërkaq, për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet taksa konsullore është 80 EUR.

  1. Ku mund ta bëjë pagesën për Shërbimet Konsullore që ofrohen nga Ambasada e Republikes se Kosoves?

    Pagesa për Shërbimet Konsullore, që ofrohen nga Ambasada mund të bëhen në Ambasade nëse Ju keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt rreth 10 minuta ecje në këmbë nga Ambasada.

  1. Cila është adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimet Konsullor në Berlin?

    Adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës në Berlin është si më poshtë:
    Koenigsallee 20A/20B, 14193  Berlin

  1. A ka hapësirë parkingu afër Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimit Konsullor në Berlin?

    Afër godinës së Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimit Konsullor ekziston një parking për vizitorë dhe Ju mund të parkoheni aty nëse parkingu është i lirë. Në rrugën e njëjtë ekziston zona e parkingut, ku ju mund të parkoheni duke i respektuar rregullat për përdorimin e këtij parkingu.

  1.  A mund të aplikojë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së Pasaportës?

    Personat që nuk posedojnë Pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës biometrike, pavarësisht prej afatit të vlefshmërisë së tyre. Ndërsa, personat që posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës së re dymbëdhjetë (12) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë.

  1. Cilat janë procedurat dhe çfarë dokumente më nevojiten për tu pajisur me ID/Letërnjoftim të Republikës së Kosovës në Ambasaden/Sherbimin Konsullor të Kosovës në Berlin?

    Procedurat e aplikimit për ID/Letërnjoftim janë të renditura si më poshtë, varësisht prej rastit Tuaj. Gjithashtu, në procedurat e mëposhtme janë të specifikuara edhe dokumentet, të cilat kërkohen në rastin kur ju aplikoni për Letërnjoftim për herë të parë; në rastin e humbjes/dëmtimit apo konfiskimit; atë për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale si dhe ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës.

🇽🇰🇩🇪

RRETH MARRËDHËNIEVE

Bashkëpunimi politik – Republika Federale e Gjermanisë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë mori pjesë në çlirimin e Kosovës nga dhuna e pushtetit serb. Gjermania ka qenë vendi i njëmbëdhjetë në botë dhe i katërti në Bashkimin Evropian që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, tri ditë pas shpalljes së saj, më 20 shkurt 2008. Gjermania me prezencën e saj ushtarake dhe civile në Republikën e Kosovës vazhdon ta ndihmoj Kosovën duke mbetur kështu një ndër partnerët më me prioritet. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar edhe më tej.

Vendosja e diasporës kosovare në Gjermani ka luajtur një rol krucial në përafrimin ndërmjet dy shteteve me ndihmën që ajo ka dhënë ndër vite, e në vecanti gjatë viteve të 90-ta. Deri më tani janë rreth gjysmë milion qytetarë me origjinë nga Kosova, me koncentrimin kryesor në jugperëndim të Gjermanisë, duke filluar me Baden Wuerttenberg, Nordrhein-Westfalen, Bavaria dhe lande të tjera. Organizimi i komunitetit kosovar në Gjermani është i gjithanshëm dhe shoqatat dhe organizatat kanë karakter kulturor, ekonomik, shkencor dhe edukativ.  

Bashkëpunimi ekonomik – Segment me rendësi të veçantë mbetet ai i bashkëpunimit ekonomik. Gjermania mbetet investitori dhe donatori më i madh dypalësh i Kosovës. Ky shtet përfshihet në shumë projekte të cilat vazhdojnë të ndërtojnë dhe fuqizojnë ekonominë kosovare, duke e bërë atë partnerin më të rëndësishëm ekonomik të Kosovës.

Menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, nën drejtimin e Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Organizata për Bashkëpunim Teknik (GIZ), filloi punën në Republikën e Kosovës. Që atëherë GIZ ndihmon shtetin e Kosovës edhe në ndërtimin e strukturave demokratike dhe ligjore. GIZ punon në koordinim të plotë me një numër të madh partnerësh gjerman dhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimi arsimor dhe kulturor – Që nga shpallja e Pavarësisë se Kosovës, bashkëpunimi arsimor dhe profesional kanë prioritet të veçantë politik si çështje identifikuese dhe si instrument i rëndësishëm për një bashkëpunim shkencore mes dy shteteve. Shteti gjerman njihet si një nder përkrahësit më të fortë të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, dhe kjo më së miri pasqyrohet edhe në marrëdhëniet e këmbimit kulturor të cilat janë në rritje dhe zhvillim të mëtutjeshëm. Perceptimi pozitiv i Gjermanisë nga kosovarët dhe interesimi i madh i tyre për gjuhën dhe kulturën gjermane ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërshtetëror.

NGJARJET E FUNDIT

KONSULLATAT

DÜSSELDORF

Behar Isma

Këshilltar

Bilker Str.29, 40213 Düsseldorf
Tel:  +49 (0) 211 54 222 222
E-mail: [email protected]
Numri emergjent: +49 (0) 152 062 007 74

FRANKFURT AM MAIN

Gzim Gashi

Konsull

Falkensteiner Strasse 77, 60322 Frankfurt am Main
Tel.: +49 (0) 692 713 392 0
E-mail: [email protected]  
Numri emergjent: +49 (0) 152 290 846 75

HAMBURG

Mizbah Mustafa

Këshilltar/Konsull i Përgjithshëm

Konsullata

Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg
Tel.: +49 40 399 08 99 01
E-mail: [email protected]
Numri emergjent: +49 16095069539

MÜNCHEN

Afrim Nura

Konsull i Përgjithshëm

Albert- Schweitzer- Str. 62 D – 81735 München
Tel.: +49 (0) 89 159861720
Fax.: +49(0)89 1598617219
E-mail: [email protected]  
Numri emergjent: +49(0)15258725185

STUTTGART

Hamdi Bërbatovci

Udhëheqës i Konsullatës / Këshilltar

Johannes str. 47b, 70176 Stuttgart
Tel.: +49 (0) 711 627 677 0
E-mail: [email protected]
Numri emergjent: +49 (0) 152 373 378 14

KOPENHAGË, DANIMARKË

Valdrin Grainca

Drejtues i Konsullatës (Këshilltar)

Frederiksholms Kanal 4, st.th 1220 Copenhagen K, Kingdom of Denmark

E-mail: [email protected]

Tel.: +45 50113826
Nr. Emergjent: +4531121405

 

STAFI DIPLOMATIK DHE KONSULLOR

Behar Isma

                                                                                     Konsull i Përgjithshëm në detyrë

Bilker Str.29, 40213 Düsseldorf
Tel:  +49 (0) 211 54 222 222
E-mail: [email protected]
Numri emergjent:+49 (0) 172 520 32 31

 

Gzim Gashi

Konsull i përgjithshëm

Falkensteiner Strasse 77, 60322 Frankfurt am Main
Tel.: +49 (0) 692 713 392 0
E-mail: [email protected]  
Numri emergjent: +49 (0) 152 290 846 75

Mizbah Mustafa

Këshilltar/Konsull i përgjithshëm

Konsullata 

 Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg
Tel.: +49 40 399 08 99 01
E-mail: [email protected]
Numri emergjent: +49 16095069539

Afrim Nura

Konsull i Përgjithshëm

Albert- Schweitzer- Str. 62 D – 81735 München
Tel.: +49 (0) 89 159861720
Fax.: +49(0)89 1598617219
E-Mail: [email protected]

Numri emergjent: +49(0)15258725185

Hamdi Bërbatovci

Udhëheqës i Konsullatës / Këshilltar

Johannes str. 47b, 70176 Stuttgart
Tel.: +49 (0) 711 627 677 0
E-mail: [email protected]
Numri emergjent: +49 (0) 152 373 378 14

Valdrin Grainca

Drejtues i Konsullatës (Këshilltar)

Frederiksholms Kanal 4, st.th 1220 Copenhagen K, Kingdom of Denmark

E-mail: [email protected]

Tel.: +45 50113826
Nr. Emergjent: +45 31121405

Blerta Ademi

Sekretare e parë
Berlin

Shtrojerë Zogaj

Sekretare e tretë
Berlin

Driton Vrajolli

Atashe Policor
Berlin

Valdrin Ukshini

Konsull

Albulena Haziri Korça

Zëvendëskonsulle
Dyseldorf

Dardanë Çitaku

Zëvendëskonsulle
Frankfurt

Mentor Tahiraj

Sekretar i tretë
Frankfurt

Saranda Osmani

Këshilltare
Hamburg

Naser Bejtullahu

Sekretar i parë
Mynih

Afrim Deliu

Zëvendëskonsull
Mynih

Arbrie Shabani

Sekretare e parë
Shtutgart

Gramoz Berisha

Sekretar i tretë
Shtutgart

Shpresa Rama

Zëvendëskonsull
Shtutgart

Nurije Gajtani

Atashe
Shtutgart

Mentor Halilaj

Atashe
Kopenhagë

Besnik Gecaj

Zëvendëskonsull Düsseldorf

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit

Kush e lyp, e gjen…

Nëse akoma nuk e gjetët atë që ju duhet,
atëherë provoni ta kërkoni këtu

SQ | EN | SR

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

© Të gjitha të drejtat e rezervuara 2022

NUMRI I URGJENCËS

Nëse keni rast urgjent, ju lutem kontaktoni me numrin e MPJD-së i dedikuar vetëm për raste urgjente 

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.