Shqip
English
French
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PARIS, FRANCË
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PARIS, FRANCË
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbimet që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.T. Mehdi Halimi – Ambasador
Konkurs pune - Paris
Asistent/e Administrativ/e
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, seksioni konsullor, shpall konkurs për Asistent/e Konsullor/e

SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
- Regjistrimi i shtetasve
- TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
- LETËRNJOFTIMI
- PASAPORTA
- GJENDJET CIVILE
- VËRTETIME & TË TJERA
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
- Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
- Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
- njoftimin e familjarëve për arrestimin;
- adresimin tek avokati mbrojtës apo
- kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Përfaqësia diplomatike/konsullore në Paris dhe Strasburg inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.
Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe.
Taksat konsullore
1. Letërnjoftim | 40 € |
2. Fletudhëtimi për kthim | 30 € |
3. Pasaporta mbi 18 vjeç | 100 € |
4. Pasaporta për të mitur | 80 € |
5. Regjistrimi i faktit të lindjes | 30 € |
6. Regjistrimi i faktit të martesës | 30 € |
7. Regjistrimi i faktit të vdekjes | pa pagesë |
8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt | 20 € |
8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia | 50 € |
9. Vendimi për fitimin e shtetësisë | 250 € |
10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur | 100 € |
11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim | 400 € |
12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur | 200 € |
13. Vërtetime të çdo lloji | 20 € |
14. Vendosja e fotos në certifikatë | 10 € |
Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
- Ekstrakti i lindjes
- Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
- Taksa 40€
Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
- Ekstrakti i lindjes;
- Letërnjoftimi i vjetër dhe
- Taksa 40€
Në rast të humbjes/konfiskuar:
- Kopja e LTNJ, ose pasaportës
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
- Taksa 40€
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç
Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Francë, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Paris.
Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa 100€
Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes
- Taksa 100€
E humbur/konfiskuar:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
- Taksa 100€
E dëmtuar/fletë e mbushura:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
- Taksa 100€
1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 80€
Fletëudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
- Kërkesa;
- 2 fotografi;
- Kopja e një dokumenti të identifikimit;
- Kopja e lejës së qëndrimit;
- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
- Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
- Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Paris
Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€
Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Vërtetime të çdo lloji
Misioni konsullor ne Paris lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Disa prej shërbimeve që mund të ofrohen janë
- Certifikatë e zakoneve
- Verifikim i patent shoferit
- Verifikim i shtetësisë
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 20€
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
🇽🇰🇫🇷
RRETH MARRËDHËNIEVE
Franca e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Ajo ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, fillimisht si anëtare e Grupit të Kontaktit dhe më pas, pas vitit 2004, gjatë negociatave për statusin e saj. Dy vendet tona mbajnë dialog të rregullt politik. Konsultimet dypalëshe u mbajtën për herë të parë në Paris më 3 tetor 2017. Konsultimet e dyta u zhvilluan në Prishtinë nga 5 deri më 7 nëntor 2018.
Franca ka marrë pjesë në projektet për rindërtimin e vendit. Eksportet e Francës (10 milionë euro në 2017) përfshijnë kryesisht pajisje dhe materiale transporti, produkte kimike dhe bujqësore. Importet e Francës nga Kosova përbëhen kryesisht nga tekstile. Bizneset kryesore franceze në Kosovë përfshijnë: Interex, Aéroports de Lyon dhe BNP Paribas. Një klub biznesi frankofon në Kosovë (KOCAF) u lançua në mars 2017.
Franca ka aktivitete bashkëpunimi në Kosovë në fushën institucionale dhe akademike, si dhe në drejtësi, drejtësi dhe arkeologji. Gjithashtu drejton projekte të njohura kulturore në skenën kulturore kosovare, duke përfshirë aktivitete në fushën e kinemasë, muzikës, trashëgimisë dhe promovimit të mësimit të gjuhës frënge dhe botës frëngjishtfolëse. Rrjeti ynë i bashkëpunimit kulturor bazohet në veçanti në degën e “Alliance Française” në Prishtinë
- 7, rue de Monceau 75008 Paris
- +33 (0) 1 45 00 02 06
- Hëne - Premte: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 16:00
- Nr. emergjent +33 (0) 6 72 88 10 22
- [email protected]
NGJARJET E FUNDIT
KONSULLATAT
Lulzim Hiseni
Ambasador
Consulat Général de la République du Kosovo à Strasbourg
31 rue du Conseil des Quinze
67000 Strasbourg
Tél. : +33 (0)3 88 23 54 38
[email protected]
- STRASBURG
Lulzim Hiseni
Ambasador
Consulat Général de la République du Kosovo à Strasbourg
31 rue du Conseil des Quinze
67000 Strasbourg
Tél. : +33 (0)3 88 23 54 38
[email protected]
STAFI DIPLOMATIK

Fatmir Zajmi
Këshilltar

Bardha Etemi
Sekretare e dytë

Liridon Bajrami
Sekretar i tretë
Kontakt
Shkruaji Ambasadorit