Shqip
English
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DAKA, BANGLADESH
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DAKA, BANGLADESH
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën Popullore të Bangladeshit. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.T. Güner Ureya – Ambasador

SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
- Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
- Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
- njoftimin e familjarëve për arrestimin;
- adresimin tek avokati mbrojtës apo
- kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
🇽🇰🇧🇩
RRETH MARRËDHËNIEVE
Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017. Një vit më vonë në të njëjtën datë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kosovës dhe i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara nënshkruan një traktat për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike.
-
floor-A6, House CEN(D)3,
Road#95, Dhaka 1212, Bangladesh
- +880 2-8881180
- [email protected]
NGJARJET E FUNDIT
Currently, two diplomats from Kosovo and two diplomats from Bangladesh are attending reciprocally the diplomatic training programmes at the Kosovo Diplomatic Academy and Bangladesh Foreign Service Academy. Our cooperation will continue to increase day by day. 🇽🇰🤝🇧🇩 https://t.co/rCBsjKl2Q5
Read More
RT @MFAKOSOVO: DPM/FM Gërvalla: “The Republic of Kosovo is grateful for the declared support for our efforts to become a full member of the…
Read More
Happy Vesak Day to all Buddhists in Bangladesh and around the world. https://t.co/JWUkwufoWL
Read More
Happy Vesak Day to all Buddhists in Bangladesh and around the world. https://t.co/hlt6AX3poe
Read More
RT @sharrjakupi: 🇽🇰 DPM/FM @gervallaschwarz just finished her meetings at the CoE, where she submitted the application in person. I can c…
Read More
Happy Europe Day! 🇽🇰🇪🇺 https://t.co/5n4u5wE9nr
Read MoreKontakt
Shkruaji Ambasadorit