Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

KANBERA, AUSTRALI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

KANBERA, AUSTRALI

Mirësevini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Komonuelthin e Australisë. Këtu mund të gjeni informata rreth misionit diplomatik dhe shërbimeve konsullore që ofron kjo ambasadë.

Sh.S. JETMIRA BERDYNAJ SHALA - AMBASADORE

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë vendit

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Republikës së Kosovës mund të ndeshin në vështirësi të natyrave të ndryshme. Në raste të tilla ata gjithmonë mund t’iu drejtohen misioneve diplomatike/konsullore për t’i informuar rreth vështirësive me të cilat janë përballuar dhe për të kërkuar ndihmë apo këshilla për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Gjendja Civile

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanbera për momentin nuk ofron shërbime të drejtëpërdrejta të gjendjes civile. Shtetasit e interesuar për regjistrime të fakteve të gjendjes civile mund të parashtrojnë kërkesë në shërbimin konsullor për procesim regjistrimi në komunën përkatëse në Kosovë.

Shtetasit e Republikës së Kosovë, apo personat e lindur në Kosovë, por pa shtetësi të Kosovës, të regjistruar tashmë në Sistemin Qëndror të Gjendjes Civile mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile online, duke u regjistruar fillimisht në platformën eKosova https://www.rks-gov.net/

Certifikatat e Gjendjes Civile të lëshuara nga ky sistem kanë nënshkrim elektronik dhe janë ekuivalente me certifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile në Komunat e Kosovës.

Shënime të rëndësishme:

     Para dorëzimit të këtyre dokumenteve pranë autoriteteve të vendit pranues, sigurohuni rreth nevojës për legalizim apo apostille të dokumenteve të nxjerra.

     Shtetasit e Kosovës të cilët nuk kanë numër personal, apo nuk kanë ripërtërirë të dhënat personale në sistemin elektronik të Gjendjes Civile, mund të pajisn me certifikata online vetëm pas realizimit të këtyre proceseve drejpërdrejtë në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën përkatëse në Kosovë.

 


 

Regjistrim Lindje

Për fëmijët e moshës nga 0-14 vjeç, të lindur në Australi, Zelandë të re, apo vende të tjera të rajonit që mbulohen nga MD i RKS në Kanbera, nga prindër shtetas të Kosovë, ose të paktën njëri shtetas i Kosovës, kërkesa për regjistrim të lindjes mund të bëhet duke ndjekur procedurën në vijim:

1.    Paraqitja personale e prindërve në shërbimin konsullor të Ambasadës së Kosovës në Kanbera

Paraqitja personale e të dy prindërve kërkohet në rast se:

     Prindërit nuk kanë kurorë apo nuk kanë patur në momentin e lindjes së fëmiut
     Njëri nga prindërit nuk e ka shtetësinë e Kosovës
     Mungesa e njërit prind duhet të dëshmohet me dokument zyrtar (në rast të vdekjes: certifikatë vdekje; në rast shkurorëzimi: vendimi i gjykatës ku përcaktohet kujdestaria e fëmiut; në raste të tjera: akti noterial për autorizimin e prindit tjetër për aplikim)

2.    Dorëzimi i dokumenteve

     Certifikata ndërkombëtare e lindjes
     Certifikata e martesës së prindërve (kur kanë kurorë)
     Ekstraktet e lindjes së prindërve (për prindin me shtetësi të huaj, certifikata e lindjes dhe prezenca)
     Kopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve
     Pëlqimi me shkrim i prindit me shtetësi të huaj për regjistrimin e fëmiut në Republikën e Kosovës

Në rast se regjistrimi i lindjes bëhet nga kujdestari ligjor, nevojitet shtesë vendimi i gjykatës për caktimin e parashtruesit të kërkesës si kujdestar ligjor i fëmiut.

3.   Taksa konsullore prej 40 euro (paguar në kursin ditor në AUD në llogarinë e mëposhtme bankare)

Account name:  Embassy of Kosovo
BSB:   012984
Account:  212105373
Swift code:  ANZBAU3M
Description:  (Emri i aplikuesit)-Regjistrim lindje

 

Regjistrim Martese

Shtetasit e Kosovës që kanë lidhur martesë në Australi, Zelandë të re, apo vende të tjera të rajonit që mbulohen nga MD i RKS në Kanbera, mund të bëjnë evidentimin e martesës së tyre në Kosovë duke ndjekur procedurën e regjistrimit të faktit të martesës si në vijim:

1.     Paraqitja personale e bashkëshortëve në shërbimin konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanbera

2.     Dorëzimi i dokumenteve
     Certifikata ndërkombëtare e martesës
     Ekstraktet e lindjes së Kosovës (për bashkëshortin me shtetësi tjetër, certifikata e lindjes)
     Dokumentet e identifikimit (Pasaportë për bashkëshortin me shtetësi tjetër)

 

3.     Taksa konsullore prej 40 euro (paguar në kursin ditor në AUD në llogarinë e mëposhtme bankare)

Account name:  Embassy of Kosovo
BSB:   012984
Account:  212105373
Swift code  ANZBAU3M
Description: (Emri i aplikuesit)-Regjistrim martese

 

Regjistrim Vdekje

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Kanbera bën procesimin e kërkesave për regjistrim të faktit të vdekjes së ndodhur në Australi, Zelandë të re, apo vende të tjera të rajonit që mbulohen nga MD i RKS në Kanbera, sipas procedurës në vijim:

Prezenca personale e deklaruesit, dhe paraqitja e dokumentacionit:

     Certifikata ndërkombëtare origjinale e vdekjes së shtetasit ose certifikatën e vdekjes së lëshuar nga institucioni përkatës në vendin ku ka ndodhur vdekja;

     Ekstrakti I lindjes i Kosovës i/e të ndjerit/ës

     Kopja e dokumentit të identifikimit të të ndjerit/ës;

     Dokument personal identifikimi te deklaruesit

Shërbimi konsullor në Kanbera është i autorizuar të lëshojë Fletëudhëtim për kthim për shtetasit e Republikës së Kosovës në rastet kur pasaporta është e humbur, dëmtuar, skaduar; për fëmijët e porsalindur (me të paktën njërin prindër shtetas të Kosovës), të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Kosovë dhe rastet tjera emergjente apo humanitare.

 

Për t’u pajisur me fletëudhëtim aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentet korresponduese nga lista e mëposhtme:

     Kërkesën për fletëudhëtim

     Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur, vjedhur apo konfiskuar;

     Kopjen e dokumentit të Republikës së Kosovës që dëshmon shtetësinë e aplikuesit dhe kopjen e një dokumenti me foto (lejen e qëndrimit, patentë shoferin) që dëshmon identitetin e aplikuesit;

     Dokumentin e udhëtimit (dhe një kopje të tij), nëse është i dëmtuar;    

     Një fotografi të standartit ICAO (Organizata ndërkombëtare për Aviacion Civil);

     Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerë xx euro (paguar në kursin ditor në AUD në llogarinë e mëposhtme bankare)

Fletëudhëtimi lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i aplikimit dhe ka vleshmëri 30 ditë nga data e lëshimit (jo data e aplikimit). Në raste të nevojës për verifikim të shtetësisë, afati i lëshimit të fletëudhëtimit zgjatet deri në përfundim të procedurave verifikuese.

Aplikimi mund të bëhet fizikisht në shërbim konsullor pas caktimit paraprak të takimit për këtë shërbim, ose përmes dërgimit të dokumentacionit të skanuar qartësisht sipas udhëzimeve të dhëna nga personeli konsullor përmes emailit.

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Kanbera për momoentin nuk e ofron këtë shërbim. Pritet që shërbimi i pasaportave dhe letërnjoftimeve të bëhet funksional së shpejti.

 

SHTETËSIA E KOSOVËS

Shërbimi Konsullor pranon kërkesa për fitimin e shtetësisë së Kosovës dhe humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim në përputhje me procedurat e aplikimit të përcaktuara me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës dhe Udhëzimet përkatëse Administrative për humbje dhe fitim shtetësie.

Theksohet se vendimet për fitim apo humbje të shtetësisë së Kosovës merren nga Komisioni për çështje të shtetësisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë.

Për shkak të situatave dhe kategorive të ndryshme të personave/shtetasve të interesuar për regjistrim/fitim shtetësie apo lirim nga shtetësia e Kosovës, ju rekomandojmë të kontaktoni shërbimin konsullor përmes telefonit dhe varësisht nga kategorizimi do t’ju ipen informatat e sakta lidhur me dokumentacionin e kërkuar dhe detajet tjera procedurale.

Shërbimi Konsullor në Kanbera bën lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi. Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: vërtetim mbi shtetësinë; vërtetime individualiteti; vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, etj.

Lëshimi i vërtetimeve është shërbim me pagesë. Taksa e vërtetimit është 30 euro (paguar në kursin ditor në AUD në llogarinë e mëposhtme bankare)

Account name:  Embassy of Kosovo

BSB:   012984

Account:  212105373

Swift code: ANZBAU3M

Description:  (Emri i aplikuesit)-Vertetim

 

Vërejtje:

Vërtetimet, lëshimi i të cilave kërkon verifikime të mëturjeshme bëhet vetëm pas marrjes së konfirmimit nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë dhe nuk mund të lëshohen menjëherë në momentin e aplikimit.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

🇽🇰🇦🇺

RRETH MARRËDHËNIEVE

Australia listohet ndër vendet e para që ka njohur Republikën e Kosovës. Vetëm dy ditë pas shpalljes së pavarësisë, me 19 Shkurt 2008, u pranua njohja formale për t’u pasuar menjëherë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me 21 Maj 2008. Nga Shkurti i vitit 2013 Kosova ka hapur Misionin Diplomatik në Kanbera, ndërkohë që Australia e mbulon Kosovën nga Ambasada e saj në Zagreb.

Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, dhe Australisë, datojnë formalisht nga viti 2008, por marrdhëniet mes dy vendeve dhe mbështjetja e Australisë dhe popullit të saj ndaj Kosovës është dëshmuar vite më pare, në një ndër momentet më të vështira të popullit të Kosovës, në Majin e vitit 1999, kur Australia bëhet një ndër 29 vendet që hapin dyert e strehimit për mijëra refugjatë nga Kosova, viktima të spastrimit etnik serb.

Sot, Republika e Kosovës përbën një partner serioz në Rajonin e Ballkanit dhe synon intensifikimin e marrëdhënieve me Australinë dhe 12 shtete të tjera të Paqësorit dhe Azisë Jugore, marrëdhënia me të cilat mbulohet nga Misioni Diplomatik i Kosovës në Kanbera.

NGJARJET E FUNDIT

STAFI DIPLOMATIK

Zanë Mehmetaj

Sekretare e parë

Kontakt

Shkruaji Ambasadores