Shqip
English
عربي
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Riad, Arabi Saudite
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
RIJAD, Arabi Saudite
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.T. Lulzim Mjeku - Ambasador
SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
- Regjistrimi i shtetasve
- TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
- PASAPORTA
- FLETUDHËTIMI
- GJENDJET CIVILE
- VËRTETIME
- PYETJET E SHPESHTA
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Përfaqësia diplomatike në Riad inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.
Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe.
Taksat konsullore
1.Taksa për letërnjoftim
1. | Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim |
20 € |
|
2.Taksa për dokumente udhëtimi
1. |
Fletudhëtimi për Kthim |
30 € |
2. | Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar |
70 € |
3. | Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve) |
50 € |
3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile
1 | Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës | 10 € |
2 | Regjistrimi i faktit të vdekjes | Pa pagesë |
3 | Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva. |
3 € |
4 | Çertifikatë e Vdekjes | 0 € |
5 | Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë | 20 € |
4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së
1 | Aplikimi për fitim të shtetësisë | 20 € |
2 | Aplikimi për lirim të shtetësisë | 120 € |
3 | Aplikimi për rifitim të shtetësisë | 0 € |
4 | Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 150 € |
5 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare | 0 € |
6 | Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 50 € |
7 | Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare | 0 € |
8 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare | 800 € |
9 | Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare | 400 € |
5.Taksa për Viza
1 | Të gjitha llojet e vizave | 40 € |
6.Taksa për legalizim dhe vërtetim
1 | Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës | 10 € |
7.Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji
1 | Vërtetime dhe konfirmime | 10 € |
2 | Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist | 0 € |
3 | Autorizime dhe përkthime (Interne) | 10 € |
4 | Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë | 0 € |
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç
Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Arabi Saudite, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.
Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa 70€ – Mbi 18 vjeç
Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 70€ – Mbi 18 vjeç
E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 70€
E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 70€
- Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 50€
FLETUDHËTIMI
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
– Kërkesa;
– 2 fotografi;
– Kopja e një dokumenti të identifikimit;
– Kopja e lejës së qëndrimit;
– Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
– Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
– Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
– Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
– Aplikimi bëhet personalisht në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Shërbimin Konsullor në Riad.
Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm 15 ditë pune nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
Gjendjet Civile
Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 10€
Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Formulari i kërkesës për regjistrimin e lindjes
Regjistrimi i faktit të martesës
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:
– Kërkesa
– Ekstraktet e lindjes
– Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
– Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
– Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
– Certifikatë origjinale internacionale të martesës
– Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
– Taksa prej 10€
Formulari i kërkesës për regjistrim të faktit të martesës
Lidhja e martesës
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim (lidhjen e martesës) të bërë jashtë Republikës së Kosovës është si vijon:
Në rastet kur njëri shtetas është i huaj:
Për të bërë regjistrimin e shtetasit të huaj në regjistrin civil të RKS, nevojitet dokumentacioni si në vijim:
Cerifikatën origjinale internacionale të lindjes;
Kopjen e dokumentit të vlefshëm identifikues (Pasaportë)
Vendbanimi (i përkthyer shqip),
Certifikata e gjendjes martesore.
Dokumentet për lidhjen e martesës për shtetasit e Kosovës:
Për lidhjen e martesës, secili nga bashkëshortët e ardhshëm duhet të ofrojë dokumentet si në vijim:
Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Certifikatën e gjendjes martesore;
Vërtetimin e vendbanimit. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
Nëse shtetasi është nën moshën madhore (16-18 vjeç), kërkesës për lidhje të martesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës.
Informacion i rëndësishëm për ditën e lidhjes së martesës
Martesa mund të lidhet vetëm nëse pas kalimit të afatit prej 24 orë nga shpallja e martesës, konstatohet mos ekzistimi i pengesave dhe ndalesave për lidhjen martesës.
Në zyrën e Shërbimit Konsullor duhet të jenë prezent me dokumentet e identifikimit:
Bashkëshortët e ardhshëm
Dy dëshmitarët (mundësisht të kenë dokumente valide të Republikës së Kosovës)
Përkthyesi, nëse njëri nga bashkëshortët është shtetas i huaj
Interpreti për shurdh-memecë, nëse njëri ose të dy bashkëshortët janë shurdhmemecë
Regjistrimi i faktit të vdekjes
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:
– Kërkesa
– Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
– Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
– Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës
Formulari i kërkesës për regjistrimin e vdekjes
Pajisje me dokumente të gjendjes civile
Shtetasit e RKS-së të cilë gjenden në sistemin e ri të gjendjes civile mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Shërbimi Konsullor në Riad.
Shërbimin Konsullor në Riad:
– Certifikatë të lindjes
– Certifikatë të shtetësisë
– Certifikatë të martesës
– Certifikatë të vdekjes
– Certifikatë të statusit martesor
– Certifikatë të vendbanimit dhe
– Ekstrakt të lindjes
– Deklaratë për bashkësinë familjare
– Vërtetim nga arkivi
Dokumentet që nevoiten për aplikim:
– Kërkesa
– Një dokument identifikimi valid i aplikuesit
– Taksa prej 30€
Vërtetime të çdo lloji
Shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 10€
Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€
Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo
– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur
– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Formulari i kërkesës për regjistrimin e lindjes
Vërtetime të çdo lloji
Shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 20€
Pyetjet më të shpeshta
A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale (ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë) në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës?
Po. Ju mund të aplikoni për dokumentet personale ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.
A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale në ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë përmes Postës?
Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë, shenjave te gishtave dhe nënshkrimit elektronik. Ju duhet të paraqiteni personalisht në Ambasadë. Pas paraqitjes personale dhe përfundimit të aplikimit, Ambasada e Kosoves në Riad, mund t’ju dërgoj përmes shërbimit postar dokumentet Tuaja, kur kjo kërkohet nga vetë pala/vetë Ju. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.
Cili është orari i punës me palë në Ambasadën e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Riad?
Orari i punës me palë në Ambasadën e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Riad është si vijon:
E hënë – E enjte 10:00 – 14:00
A më duhet të bëjë termin për Shërbimet Konsullore në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Riad?
Po. Me përjashtim të rasteve emergjente, termini paraprak për të kryer shërbime në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Shërbimi Konsullor në Riad është i domosdoshëm. Termini mund të bëhet nëpërmjet e-kosova në vegëzën si në vijim:
https://ekosova.rks-gov.net/Public/497
Ndërsa, për dokumentet e nevojshme për secilin shërbim, mund të njoftoheni në vegzën: https://ambasadat.net/arabi-saudite/
Pasi të pranoni konfirmimin përmes mesazhit në numrin tuaj, atëherë mund të vini për të kryer shërbimin e kërkuar.
Nëse kam një çështje emergjente çfarë duhet të veprojë?
Nëse çështja Juaj është e natyrës emergjente, atëherë Ju duhet të kontaktoni fillimisht numrin e rregullt të telefonit të Ambasadës se Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Riad + 966 11 453 5799; numrin emergjent +966 53 750 8835 e-mail: [email protected] apo edhe të paraqiteni drejtpërdrejt në Ambasadë brenda orarit të caktuar me palë për të adresuar çështjen Tuaj.
Kam provuar disa herë t’ju marrë në telefon, por, linja është e ngarkuar. Si duhet të veproj?
Ambasada e Repubikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor në Riad është e përkushtuar t’ju përgjigjet në cdo pyetje dhe kërkesë tuajen. Përkundër vullnetit dhe dëshirës sonë në ndonjë rast mund t’a kemi të pamundur që t’iu përgjigjemi të gjitha kërkesave/thirrjeve, sidomos në kohën e pushimeve. Luteni, që mos ta humbni durimin, por, provoni deri sa të keni mundësinë që të lidheni apo nëse kjo ju duket e pamundur shkruani email ose paraqituni edhe personalisht në Ambasadë nëse çështja Juaj nuk pret.
Nga cila moshë mund të aplikojë për pajisje me ID/Letërnjoftim?
Aplikimi për ID/Letërnjoftim bëhet për personat nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare sipas Udhëzimit Administrativ për pajisje me letërnjoftim të MPB-së dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.
Brenda çfarë periudhe kohore rregullohet Pasaporta dhe Letërnjoftimi nga momenti i aplikimit në Ambasade dhe a duhet ta thërras prapë Ambasaden për t’u interesuar nëse Letërnjoftimi dhe Pasaporta janë të gatshme për tu tërhequr?
Nga momenti i aplikimit në Ambasadën e Republikës së Kosovës/Shërbimin Konsullor në Riad, Letërnjoftimi dhe Pasaporta Juaj mund të jenë të gatshme për t’u tërhequr brenda një periudhe kohore nga dy-javë deri në një muaj. Ju nuk keni nevojë që të thirrni Ambasadën për të pyetur nëse ato janë të gatshme për t’u tërhequr sepse kur ato janë të gatshme për t’u tërhequr Ju do të pranoni nga ne dy sms – një për Letërnjoftimin Tuaj dhe një për Pasaportën Tuaj. Afati ligjor për lëshimin e dokumenteve të identifikimit nga posti konsullor është jo më vonë 30 (tridhjetë) ditë, me përjashtim të problemeve teknike apo kur rastet janë në shqyrtim në komision.
Si mund të bëhet tërheqja/marrja e Dokumenteve ID/Letërnjoftimit dhe Pasaportës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad?
Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet duhet të bëhet nga njëri prind, përkatësisht nga përfaqësuesi i tij ligjor ose personi i autorizuar nga prindërit, duke prezantuar dokumentet në vijim: Dokument identifikues të prindit, përfaqësuesit ligjor ose personit të autorizuar; dhe dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë të (fëmijës). Aplikuesit nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjet mund të bëjnë tërheqjen e pasaportës personalisht.
Në ndërkohë, tërheqja e Letërnjoftimit dhe Pasaportës për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet duhet ta bëj aplikuesi personalisht ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo organi kompetent. Me rastin e tërheqjes së letërnjoftimit/pasaportës i autorizuari duhet të paraqes dëshminë për aplikim, dokumentin identifikues dhe të nënshkruhet në evidencën e fletëpranimit. Nëse në momentin e aplikimit ju kërkoni vetë dhe jeni të pajtimit që Letërnjoftimi dhe Pasaporta t’ju dërgohen nëpërmjet Shërbimeve Postare nga Ambasada e Republikes së Kosovës/Shërbimi Konsullor, atëherë kjo është e mundur. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.
Sa është taksa konsullore për aplikimin për Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Riad?
Taksa konsullore për Letërnjoftim është 20 €, ndërsa për Pasaportë 70 € për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet. Ndërkaq, për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet taksa konsullore është 50 €.
Ku mund ta bëjë pagesën për Shërbimet Konsullore që ofrohen nga Ambasada e Republikes së Kosoves?
Pagesa për Shërbimet Konsullore, që ofrohen nga Ambasada mund të bëhen përmes transferit bankar përmes e-banking ose direkt në bankën SNB e cila është rreth 1km nga Ambasada.
Cila është adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimet Konsullor në Riad?
Adresa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Riad është si më poshtë:
Embassy of the Republic of Kosovo, Hajari Area B, Villa 11 A; Diplomatic Quarter, Riyadh, Kingdom of Saudi Arabia
A ka hapësirë parkingu afër Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimit Konsullor në Riad?
Afër ndërtesës së Ambasadës së Republikës së Kosovës/Shërbimit Konsullor ekzistojnë vende për parking dhe Ju mund të parkoheni aty nëse parkingu është i lirë.
A mund të aplikojë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së Pasaportës?
Personat që nuk posedojnë Pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës biometrike, pavarësisht prej afatit të vlefshmërisë së tyre. Ndërsa, personat që posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës së re dymbëdhjetë (12) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë.
Cilat janë procedurat dhe çfarë dokumente më nevojiten për tu pajisur me ID/Letërnjoftim të Republikës së Kosovës në Ambasadën/Shërbimin Konsullor të Kosovës në Riad?
Procedurat e aplikimit për ID/Letërnjoftim janë të renditura si më poshtë, varësisht prej rastit Tuaj. Gjithashtu, në procedurat e mëposhtme janë të specifikuara edhe dokumentet, të cilat kërkohen në rastin kur ju aplikoni për Letërnjoftim për herë të parë; në rastin e humbjes/dëmtimit apo konfiskimit; atë për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale si dhe ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës.
🇽🇰🇸🇦
RRETH MARRËDHËNIEVE
Mbretëria e Arabisë Saudite është prej shteteve të para arabe e cila e ka njohur Republikën e Kosovës. Ky vend ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë në gusht 2009. Kosova ka hapur ambasadën në Rijad në mars 2010, ndërsa Arabia Saudite mbulon vendin tonë nga Tirana.
Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës është përfaqësimi, promovimi dhe mundësimi i zhvillimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Arabia Saudite është një vend partner, mik dhe një prej mbështetësëve kryesor të Republikës së Kosovës.
- Hajari Area Vila 11 A; Diplomatic Quarter, Riyad
- + 966 11 453 5799
- Nr. Emergjent +966 53 750 8835
- 9:00 deri në ora 15:00, çdo ditë pune.
- [email protected]
STAFI DIPLOMATIK

Rexhep Ismajli
Sekretar i dytë
Kontakt
Shkruaji Ambasadorit