Shqip
English
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
STOKHOLM, Suedi
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
STOKHOLM, Suedi
Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Suedi. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.
Sh.S. Shkendije Geci Sherifi – Ambasadore
🇽🇰🇸🇪
RETH MARRËDHËNIEVE
Misioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi është të avansojë interesat e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Prioritet i Ambasadës së Kosovës është t’i shërbejë shtetasve të Republikës së Kosovës, të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe të zhvillojë diplomaci kulturore në shërbim të promovimit të imazhit të Kosovës në shtetin suedez.
Ambasada e Republikës së Kosovës përkujdeset që të kultivohet dhe ruhet identiteti kombëtar, tradita, kultura dhe gjuha amtare përmes aktiviteteve të ndryshme dhe bashkëpunimit me mërgatën.
Ambasada e Republikës së Kosovës promovon bashkëpunimin tregtar përmes diplomacisë ekonomike.
Konkurs pune - Stokholm
Asistent/e ekzekutiv/e
Ambasada e Republikës së Kosovës, Stokholm, shpall konkurs për Asistent/e ekzekutiv/e
ARKS në Suedi mbulon edhe Republikat e Islandës, Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë dhe ofron shërbime konsullore edhe për qytetarët e Kosovës në këto shtete
- Kosovo Embassy Birger Jarlsgatan 33, 111 45 Stockholm
- Adresa e Postës së Ambasadës: P.O. Box 3643 -103 59 Stockholm
- + 46 8 614 6860
- Nr. emergjent + 46 (0) 735 086 099
- [email protected]
NGJARJET E FUNDIT
SPORTELI DIGJITAL
Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.
Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.
FORMULARI
Dërgo dokumente apo kërkesa
STAFI DIPLOMATIK

Dren Zeka
Sekretar i parë

Mirsada Voca
Këshilltar
Kontakt
Shkruaji AmbasadorES
- PËR SHTETASIT E KOSOVËS
- Regjistrimi i shtetasve
- TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
- LETËRNJOFTIMI
- PASAPORTA
- FLETUDHËTIMI
- GJENDJET CIVILE
- VËRTETIME
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe
Taksat konsullore
TË DHËNAT BANKARE TË AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË STOKHOLM
Pagesat brenda Suedisë: SEB BANK
Embassy of the Republic of Kosovo
SWISH – 1 2 3 6 4 7 5 3 3 9
SEB Bank, GIRO 601- 0656Pagesat jashtë Suedisë: SEB BANK
Embassy of the Republic of Kosovo
INVOICE ADDRESS:
SEB ACCOUNTS PAYABLE, SE- 106 40 Stockholm
IBAN Account Number
Electronic format SE4150000000052771023407
S.W.I.F.T Address ESSESESS
Informatë për aplikim dhe pajisje me dokumente personale (letërnjoftim)
Aplikimi për letërnjoftim mund të bëhet vetëm nëse aplikuesi paraqitet personalisht në Amabsadë gjatë orarit të punës me palë (me termin).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për letërnjoftim
➢ Një kopje të ekstraktit të lindjes nga Kosova;
➢ Letërnjoftimi me afat të skaduar ose i dëmtuar;
➢ Raporti mbi humbjen e letërnjoftimit nga policia ose komuna- i përkthyer ne gjuhën shqipe.
Taksat konsullore që duhet paguar me rastin e aplikimit
➢ Letërnjoftim 30 €
Kohëzgjatja e prodhimit dhe tërheqja e dokumentave personale
➢ Për secilin dokument duhet të bëhet aplikimi veç e veç, përderisa procedura e prodhimit zgjat zakonisht rreth katër javë.
➢ Kur dokumenti i juaj të jetë i gatshëm, do të njoftoheni nga konsullata përmes mesazhit telefonik për mundësinë e tërheqjes.
➢ Për personat e rritur tërheqja e dokumentit duhet të bëhet nga vet aplikuesi ose nga një person i autorizuar te noteri, ndërsa për të miturit tërheqjen duhet ta bëjë njëri prind/ kujdestari ose një person i autorizuar nga ta.
Kjo listë shërben vetëm për aplikime të zakonshme. Në raste të veçanta, Ambasada e RKS-së në Stokholm mund të kërkojë nga ju edhe dokumentacion shtesë. Për informata më të hollësishme, luteni të na kontaktoni.
Informatë për aplikim dhe pajisje me dokumente personale (pasaportë)
Aplikimi për letërnjoftim dhe pasaportë mund të bëhet vetëm nëse aplikuesi paraqitet personalisht në Amabsadë gjatë orarit të punës me palë (me termin).
Dokumentat e nevojshëm për aplikim për pasaportë për personat mbi 16 vjeç
➢ Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
➢ Pasaporta me afat të skaduar ose e dëmtuar;
➢ Prezenca e dy prindërve ose kujdesarit ligjor deri në moshën 18 vjeçare me dokumentet idenfitikuese te Kosovës
➢ Raporti mbi humbjen e pasaportës nga policia ose komuna – i përkthyer ne gjuhën shqipe ose ne njeren nga gjuhët zyrtare.
➢ Një kopje të ekstraktit të lindjes nga Kosova (kërkohet vetëm nëse nuk jeni të verifikuar në Kosovë);
Dokumentet e nevojshme për aplikim për pasaportë për personat nën 16 vjeç
➢ Një kopje të ekstraktit të lindjes nga Kosova;
➢ Pasaporta me afat të skaduar ose e dëmtuar;
➢ Vendimi i gjykatës mbi të drejtën e përkujdesjes (kërkohet në rastet kur të drejtën e përkujdesjes e ka vetëm njëri prind ose personi kujdestar), nese vendimi eshte ne gjuhe te huaj duhet te jete i perkthyer në nëjren nga gjuhet zyratre të RKS-së;
➢ Certifikata e vdekjes (kërkohet vetëm për rastet kur njëri prind ka ndërruar jetë);
➢ Raporti mbi humbjen e pasaportës nga policia ose komuna- i përkthyer në gjuhën shqipe ose në njëren nga gjuhët zyrtare .
Taksat konsullore që duhet paguar me rastin e aplikimit
➢ Pasaportë për fëmijë deri 18 vjeç 60 €
➢ Pasaportë për të rritur 100 €
Kohëzgjatja e prodhimit dhe tërheqja e dokumentave personale
➢ Për secilin dokument duhet të bëhet aplikimi veç e veç, përderisa procedura e prodhimit zgjat zakonisht rreth katër javë.
➢ Kur dokumenti i juaj të jetë i gatshëm, do të njoftoheni nga konsullata përmes mesazhit telefonik për mundësinë e tërheqjes.
➢ Për personat e rritur tërheqja e dokumentit duhet të bëhet nga vet aplikuesi ose nga një person i autorizuar te noteri, ndërsa për të miturit tërheqjen duhet ta bëjë njëri prind/ kujdestari ose një person i autorizuar nga ta.
Kjo listë shërben vetëm për aplikime të zakonshme. Në raste të veçanta, Ambasada e RKS-së në Stokholm mund të kërkojë nga ju edhe dokumentacion shtesë. Për informata më të hollësishme, luteni të na kontaktoni.
Fletëudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
– Kërkesa;
– 2 fotografi;
– Kopja e një dokumenti të identifikimit;
– Kopja e lejës së qëndrimit;
– Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
– Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
– Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
– Dëshmia e taksës së paguar
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;jo me i vjeter se 6 muaj
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor
Vëni re: Fletudhëtimi ka validitet vetëm 15 ditë nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Republikën e Kosovës.
Regjistrimi i faktit të lindjes
Shënim: Secila çertifikatë që kërkohet, nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj.
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut; Certifikatën jo më të vjetër se 6 muaj
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo;
Certifikata ndërkombëtare e lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
Kopje të dokumentit identifikues të prindit shtetas i Kosovës;
Kopje të dokumentit identifikues të prindit jo-kosovar;
Certifikatën e martesës së prindërve (nëse nuk janë të kurorëzuar, atëherë nevojitet procesverbali i njohjes së atësisë, i cili bëhet në shërbim konsullor), taksa 40 euro.
Pëlqimin me shkrim nga prindi me shtetësi të huaj ose shtetësi të panjohur për regjistrimin e fëmijës të vërtetuat nga noteri ose organi kompetent;
Ekstraktin e lindjes së prindit me shtetësi kosovare dhe certifikatës/ekstraktin e lindjes së prindit jo-kosovar;
Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre;
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
Certifikata ndërkombëtare lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si “panjohur”;
Kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të nënës;
Ekstraktin e lindjes së nënës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim
Vërtetime të çdo lloji
Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.