Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Lubjanë, SLLOVENI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Lubjanë, Slloveni

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Valdet Sadiku – Ambasador

🇸🇮🇽🇰

RRETH MARRËDHËNIVE

Republika e Sllovenisë ka njohur Republikën e Kosovës më 5 Mars 2008.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka vendosur në faqe të re në raportet në mes dy vendeve. Po ashtu kjo ka shtruar rrugën e hapjes së Ambasadave në Lubjanë dhe Prishtinë.

Rëndësia e njohjes dhe intensifikimit të raporteve në mes dy vendeve ka qenë e një rëndësie të fuqishme në procesin e njohjeve të Kosovës, në veçanti në forcimin e sovranitetit të jashtëm të Kosovës.

Vendet tona kanë të nënshkruara rreth 20 marrëveshje ndërshteterore. Të dy vendet kanë vizita të vazhdueshme qeveritare(ministrore), parlamentare, partiake si dhe bashkëpunim të mirë në fushën e gjyqësorit, policisë, doganave.

NGJARJET E FUNDIT

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

Taksat konsullore

1. Letërnjoftim40 €
2. Fletudhëtimi për kthim30 €
3. Pasaporta mbi 18 vjeç100 €
4. Pasaporta për të mitur80 €
5. Regjistrimi i faktit të lindjes30 €
6. Regjistrimi i faktit të martesës30 €
7. Regjistrimi i faktit të vdekjespa pagesë
8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt20 €
8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia50 €
9. Vendimi për fitimin e shtetësisë250 €
10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur100 €
11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim400 €
12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur200 €
13. Vërtetime të çdo lloji20 €
14. Vendosja e fotos në certifikatë10 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Berlin

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Burim Qorri

Ministër këshilltar

Drilon Zogaj

Këshilltar

Shpresë Bajrami

Sekretare e dytë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit