Shqip

English

Português

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

LISBONË, PORTUGALI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Lisbonë, Portugali

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Portugali. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh. S. Dr. Edona Maloku Bërdyna - Ambasadore

🇽🇰🇵🇹

RRETH MARRËDHËNIEVE

Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga Republika e Portugalisë si shtet i pavarur në tetor të vitit 2008. Fillimisht, Kosova ka akredituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris (Francë) për të mbuluar Portugalinë, ndërsa në vitin 2019 ka hapur ambasadën e saj në Lisbonë. Krahas ambasadës, Kosova ka të akredituar edhe tre konsuj nderi në Portugali në qytetet kryesore si Lisbona, Porto dhe Braga.

Kosova dhe Portugalia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme bilaterale, të përcjellura me një sërë vizitash të nivelit të lartë. Një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe Portugalisë buron nga pjesëmarrja e Portugalisë në forcat ushtarake paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequra nga Aleanca Veriatlantike (NATO). Gjatë viteve 1999-2017, rreth 7000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Portugalisë kanë shërbyer në Kosovë. Në vitin 2021, për nder të kontributit për lirinë dhe paqen e Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu ka dekoruar paqëruajtësit portugezë që kanë marrë pjesë në misionin paqëruajtës të NATO-s në Kosovë me Medaljen Presidenciale Ushtarake.  

Që nga hapja e Ambasadës në Lisbonë, bashkëpunimi bilateral mes Kosovës e Portugalisë është zgjeruar duke mbuluar fusha të ndryshme si kultura, ekonomia, arsimi dhe sporti. Me qëllim të fuqizimit të lidhjeve kulturore dhe promovimit të vlerave të pasura kulturore të Kosovës në kontekstin portugez, në vitin 2023 në Portugali u organizua edhe “Java e Kulturës së Kosovës”, së cilës i priu Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.

Viteve të fundit, ekziston dinamikë e shtuar e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, ekipeve dhe organizatave sportive e kulturore të Kosovës dhe Portugalisë në nivelet respektive nacionale apo ato të nivelit evropian e botëror.

Përveç bashkëpunimit bilateral, Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë angazhohet që të fuqizojë edhe marrëdhëniet multilaterale me botën portugalisht-folëse, duke nxitur ose forcuar bashkëpunime me institucionet kyçe që përfaqësojnë komunitetin portugalisht-folës në botë e që kanë bazën në Republikën Portugeze.

Sa i takon diasporës së Kosovës në Portugali, të dhënat flasin për një komunitet numerikisht të vogël por të integruar thellësisht e me kontribut aktiv në shoqërinë portugeze. Pjesëtarët e komunitetit të diasporës së Kosovës mishërojnë suksesshëm identitetin e dyfishtë kulturor dhe janë vlerë e shtuar në marrëdhëniet kulturore dhe historike mes dy vendeve.

 

NGJARJET E FUNDIT

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

 

Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Lisbonë

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Lisbonë lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Gülsen Bölükbasi

Këshilltare

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit

SQ | EN | SR

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

© Të gjitha të drejtat e rezervuara 2022

NUMRI I URGJENCËS

Nëse keni rast urgjent, ju lutem kontaktoni me numrin e MPJD-së i dedikuar vetëm për raste urgjente 

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.