Shqip

English

МАКЕДОНСКИ

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

SHKUP, MAQEDONI E VERIUT

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

SHKUP, MAQEDONI E VERIUT

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbimet që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Florian Qehaja - Ambasador

🇽🇰🇲🇰

RRETH MARRËDHËNIEVE

Maqedonia e Veriut ka njohur Republikën e Kosovës më 9 tetor 2008, në të njëjtën ditë me Malin e Zi. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë më 17 tetor 2009. Përmes këtij akti është hapur një faqe të re në raportet në mes dy vendeve. Poashtu, kjo ka shtruar rrugën e hapjes së Ambasadave respektive në Shkup dhe Prishtinë. Me datën 20 tetor 2009 është bërë dekretimi i hapjes së Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në nivel Ambasade në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Shkup. Dy shtetet gëzojnë marrëdhënie të plota diplomatike.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat. Marrëdhëniet tona me Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë shënuar një zhvillim të konsiderueshëm. Këto marrëdhënie janë gjithëpërfshirëse, duke u shtrirë në dimensione politike, ekonomike, ushtarake, shëndetësore, arsimore, kulturore etj.

Specifika e raporteve në mes dy vendeve është interaktiviteti i madh publik dhe privat në mes dy vendeve. Në këtë ka ndikuar afërsia gjeografike, lidhjet familjare dhe nevoja për këmbim më të lehtë dhe më pak të kushtueshëm.

Në fushën e infrastrukturës, me përfundimin e autostradës nga Prishtina në Han të Elezit (Qeveria e Maqedonisë së Veriut është në proces të ndërtimit të autostradës prej rreth 12 km që lidh Shkupin me pikën kufitare me Kosovës në Han të Elezit) janë krijuar mundësi shtesë për interaktivitet. Përfundimi i këtij segmenti, do të ketë ndikim pozitiv në qarkullimin në mes dy vendeve por edhe me gjerë me rajonin. Përveç pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit, Kosova dhe Maqedonia kanë edhe dy vendkalime kufitare; kalimi kufitar i Glloboqicës, si dhe pikë kalimi tjetër kufitar i cili lidh rajonin e Karadakut në të dy vendet, përmes pikës Stançiç-Bellanoc. Po ashtu kjo pikë kufitare ndërkombëtare ka shkurtuar edhe distancën në mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës në Shkup është përfaqësimi, promovimi dhe mundësimi i zhvillimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Republika e Kosovës nga viti 2019 ka të hapur Konsullatën e Përgjithshme në Strugë, e cila si rreth konsullor mbulon komunat si në vijim: Strugë, Ohër, Kërçovë, Dibër, Manastir,Resnjë, Krushevë dhe Prilep.

NGJARJET E FUNDIT

KONSULLATAT

STRUGË

Agim Krasniqi

Konsull i Përgjithshëm

Adresa: Kej Boris Kidriç 35/ Kati i II, 6330 Strugë;
+389 76 764439
+389 71 307118
E-mail: [email protected]

Agim Krasniqi

Konsull i Përgjithshëm

Adresa: Kej Boris Kidriç 35/ Kati i II, 6330, Strugë

 Mob. +389 76 764439
Mob. +389 71 307118

E-mail: [email protected]

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Strugë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected]

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës

Taksat konsullore

I. Taksa për dokument udhëtimi

  1. Fletëudhëtim për kthim – 20
  2. Vërtetim për martesë – 10 €
  3. Vërtetim për verifikim shtetësie- 10 €
  4. Vërtetim për vdekje – pa pagesë

II. Taksa për viza

  1. Aplikim për vizë C – 40 €
  2. Aplikim për vizë D (leje qëndrim) – 80 €

 

Xhiro Llogaria e ambasadës për taksa konsullore:

NLB Banka

30009000      978    00-705-0000000.5

70810000     978     00-707-0000006.9

VIZAT

Ambasada e RKS-së në Shkup, është e angazhuar edhe me procesimet e vizave, ndaj aplikantëve të cilit kanë nevojë për hyrje në Republikën e Kosovës, përmesë vizave C & D, etj.

  1. Viza C, shërben për vizita zyrtare, turistike, etj
  2. Viza D, shërben për bashkim familjar, etj.

 

Kliko këtu për ti parë dokumentet e nevojshme për aplikim.

Shkarko njërin nga formularët, të cilin mund ta dërgoni përmes rubrikës “Formulari” më poshtë në këtë faqe:

 

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

  – Vërtetim për martesë

  – Vërtetim për verifikim shtetësie

  – Vërtetim për vdekjes

FLETUDHËTIMI PËR KTHIM

Dokumenti i fletudhëtimi për kthim lëshohet nga shërbimi konsullor nëse shtetasi i Republikës së Kosovës paraqet dokumentacionin në vijim:

  • Aplikacionin e plotësuar (merret ne shërbimin konsullor),
  • Dokument qe dëshmon shtetësinë kosovare të aplikuesit (çertifikatë, kopje e   dokumentit të humbur etj.)
  • Dokumentin e udhëtimit nëse është i dëmtuar,
  • Dy fotografi dhe
  • Taksa 20 €

 

FLETËUDHËTIMI PËR KTHIM për foshnjat e posalindura në  Maqedoninë e Veriut

Fletudhëtimi për kthim lëshohet nga shërbimi konsullor nëse shtetasi i Republikës së Kosovës paraqet dokumentacionin në vijim:

  • Aplikacionin e plotësuar nga prindi (merret ne shërbimin konsullor),
  • Çertifikata e lindjes e foshnjes që e lëshon Gjendja Civile e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Kopje të pasaportës ose letërnjoftimit të prindërve
  • Kopje të çertifikatës të martesës
  • Dy fotografi të foshnjes
  • Taksa 20 €

 

Fletudhëtimi për Kthim ka një afatshmëri vetëm prej 30 ditësh, nga data e lëshimit dhe është i vlefshëm të udhëtohet vetëm një drejtim, rrjedhimisht Maqedonia e Veriut-Republika e Kosovës



FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI KONSULLOR

Xhevat Podvorica

Konsull

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit