Shqip

English

French

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Sofje, BULLGARI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

SOFJE, BULLGARI

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgari. Këtu ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo Ambasadë.

Sh.T. Haxhi Bajraktari - Ambasador

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Sofje inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit më poshtë në këtë faqe.

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës > 

Taksat konsullore

                     1.Taksa për letërnjoftim

 

1.

Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim

 

20 €

 

       

2.Taksa për dokumente udhëtimi

 

1.

 

Fletudhëtimi për Kthim

 

20 €

2.

Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar

 

50 €

3.

Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)

 

30 €

 

3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile

 

1

Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës

5 €

2

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Pa pagesë

3

Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.

 

 

 1 €

4

Çertifikatë e Vdekjes

 0 €

5

Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë

 10 €

 

4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së

 

1

Aplikimi për fitim të shtetësisë

10 €

2

Aplikimi për lirim të shtetësisë

100 €

3

Aplikimi për rifitim të shtetësisë

0 €

4

Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

150 €

5

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

0 €

6

Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

50 €

7

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

0 €

8

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare

600 €

9

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare

300 €

 

  1. Taksa për Viza

 

1

Të gjitha llojet e vizave

30 €

 

  1. Taksa për legalizim dhe vërtetim

 

1

Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës

5 €

                             

  1. 7. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji

1

Vërtetime dhe konfirmime

5 €

2

Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist

0 €

3

Autorizime dhe përkthime (Interne)

5 €

4

Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë

0 €

 

 

 

 

Grupi 3

 

Shqipëri

Maqedoni

Bullgari

Serbi

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Bullgari, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Sofje.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€


Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Sofje.

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor ne Sofje lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

🇽🇰🇧🇬

RRETH MARRËDHËNIEVE

Niveli i marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë është në një nivel jashtëzakonisht të mirë. Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga Republika e Bullgarisë si shtet i pavarur dhe sovran më 20 mars 2008, dhe që nga atëherë datojnë marrëdhëniet bilaterale, fillimisht përmes hapjes se zyrës diplomatike – më vonë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Prishtinë, ndërsa më 18 janar 2010 edhe me hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje.

Republika e Bullgarisë në politikën e jashtme kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi udhëheq politikë të hapur e të koncentruar në fqinjësi të mirë dhe të drejtuar kah bashkëpunimi i mirë në fusha të ndryshme.

Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi bilateral është intensifikuar në fusha me interes për të dyja vendet, si në drejtim të krijimit të kornizës ligjore të bashkëpunimit, ashtu dhe në avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe atë rajonal. Mes dy vendeve janë realizuar me dhjetëra vizita të karakterit protokolar të niveleve më të larta përgjatë viteve, janë nënshkruar disa marrëveshje si dhe në proces të negocimit janë një numër sosh në fusha të ndryshme.
Republika e Bullgarisë ka qenë një nga shtetet që kanë mbrojtur qëndrimin pro pavarësisë së Kosovës në procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke e konsideruar pavarësinë e Republikës se Kosovës si faktor pozitiv të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Të gjitha institucionet e Republikës së Bullgarisë pa dallim kanë kultivuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje përgjatë viteve.

NGJARJET E FUNDIT

STAFI DIPLOMATIK

Bujar Deskaj

Këshilltar

Bekim Misini

Sekretar i dytë

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit

SQ | EN | SR

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Adresa: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

© Të gjitha të drejtat e rezervuara 2022

NUMRI I URGJENCËS

Nëse keni rast urgjent, ju lutem kontaktoni me numrin e MPJD-së i dedikuar vetëm për raste urgjente 

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.

Për numrat emergjent dhe informacione specifike, zgjidhni njërën nga ambasadat në fillim të faqes për ti parë kontaktet e secilës.