Shqip

English

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

TIRANË, SHQIPËRI

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

TIRANË, SHQIPËRI

Mirë se vini në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri. Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të kryeni shërbime që ofrohen nga kjo ambasadë.

Sh.T. SKËNDER DURMISHI - Ambasador

🇽🇰🇦🇱

Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, duke mos pasur asnjë çështje të hapur-diskutabile. Bashkëpunimi mes dy vendeve vlerësohet i shkëlqyer dhe vëllazëror.

Bashkëpunimi dypalësh udhëhiqet nga interesi i përbashkët për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik, e kulturor dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si projekt themelor në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit. 

Marrëdhëniet mes dy vendeve të bazuara në natyrshmërinë e tyre, kanë fituar një dimension të ri, atë të Partneritetit Strategjik, që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë.

Relacionet e shkëlqyera në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, përveç dimensionit parimor, janë të mbështetura edhe bashkëpunimin e shumanshëm  konkret që dy vendet kanë ndërtuar ndër vite. Në këtë kontekst, Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruara më së shumti marrëveshje bilaterale krahasuar me shtetet tjera rajonale, me theks të veçantë në segmentet vitale si ekonomia, arsim e kulture, e po ashtu janë në proces një sërë nismash të cilat rregullojnë edhe proceduralisht bashkëpunimin permanent në fusha të rëndësishme zhvillimore mes dy vendeve.

Shtatë  Mbledhjet Ndërqeveritare (G2G) dëshmojnë qartë vullnetin politik të të dy vendeve dhe gatishmërinë që të çojmë përpara bashkëpunimin midis tyre bazuar edhe në marrëveshjet e firmosura gjatë këtyre mbledhjeve. Mbledhja e shtatë (G2G) u mbajt në Elbasan me 26 nëntor 2021 dhe rezultoi me nënshkrimin e 13 marrëveshjeve që do të thelloj me tej bashkëpunimit midis të dy vendeve.

Shqipëria mbështet dhe po punon për fuqizimin e veprimit politiko-diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në forumet e nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe në procesin e avancimit të njohjeve. Liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe avancimi i agjendës integruese në BE do të sjellin përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe konsolidimin e proceseve demokratike në Kosovë.

Vlerësohet shtrirja e mëtejshme e përfaqësive të përbashkëta diplomatike, duke synuar vënien në qendër të vëmendjes zhvillimin e diplomacisë ekonomike si një nevojë parësore për të dy vendet.

SPORTELI DIGJITAL

Këtu ju shërbejmë me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme të shërbimeve konsulore.

Për dokumentet që mund të dërgohen si kopje, ju mund ti dërgoni online përmes formularit poshtë. Kështu edhe kurseni kohën tuaj edhe merrni përgjigje shpejt.

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë


Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

Taksat konsullore

 

I.Taksa për letërnjoftim (ID)

1. Letërnjoftim për herë të parë……..Pa pagesë
2. Letërnjoftim pas humbjes / dëmtimit / ripërtrirjes……..40 €
 
II. Taksa për dokumente udhëtimi

1. Fletudhëtimi për kthim……..30 €
2. Pasaporta për herë të parë mbi 18 vjeç……..100 €
3. Pasaporta e humbur/dëmtuar/ripërtrirë……..85 €
4. Pasaporta për fëmijë deri në 3 vjeç……..60 €
5. Pasaporta për fëmijë nga 3-18 vjeç……..70 €
6. Dokument udhëtimi për të huajt……..100 €

III. Taksa për shërbime të gjendjes civile

1. Regjistrimi i faktit të lindjes……..20 €
2. Regjistrimi i faktit të martesës ……..20 €
3. Regjistrimi i faktit të vdekjes ……..20 €

IV. Taksa për fitim/lirim të shtetësisë

1. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia……..50 €
2. Vendimi për fitimin e shtetësisë…….. 180 €
3. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur……..80 €
4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim……..180 €
5. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur……..80 €

V. Taksa për vërtetime të çdo lloji

2. Vërtetime të çdo lloji……..20 €
3. Vërtetimi i çdo lloj vërtetimi lëshuar shtetasve të Kosovës……..20 €

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec

–    Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
–    Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
–    Dëshmi e pagesës për pasaportë

2.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec

–    Çertifikatën e lindjes
–    Çertifikatë shtetësie
–    Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
–    Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
–    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
–    Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
–    Çertifikata e vendbanimit e RKS
–    Dëshmia e pagesës për pasaportë

3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec

–    Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
–    Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
–    Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
–    Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
–    Dëshmia e pagesës për pasaportë

4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec

–    Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
–    Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
–    Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
–    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
–    Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
–    Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
–    Dëshmia e pagesës për pasaportë

5.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

–    Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
–    Pasaportën e vjetër
–    Dëshmia e pagesës për pasaportë

6.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

–    Pasaportën e vjetër
–    Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
–    Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
–    Çertifikatën e vendbanimit
–    Dëshmia e pagesës për pasaportë

 


 

 

FLETUDHËTIMI

Misionet Konsullore janë të autorizuara të lëshojnë Dokumente Udhëtimi për Kthim (Fletudhëtim) për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta është humbur, ka skaduar ose për raste tjera urgjente ose humanitare.

Për marrjen e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim nga ana e Misioneve Konsullore, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente:

– Aplikacionin e plotësuar (vendoset dhe si link i veçante nga ku hapet aplikacioni)
– Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe se është bërë raportimi në kohë te autoritetet e zbatimit të ligjit;
– Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse është në dispozicion, dhe një dokument tjetër identifikues ose certifikatë të lindjes;
– Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit;
– Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar;
– Dy fotografi;
– Dëshmi të pagesës për këtë shërbim.

Flëtëudhëtimi për kthim mund të lëshohet brenda 48 orëve vetëm pas verifikimit të shtetësisë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë. Mënyra e aplikimit nëpër misione diplomatiko/konsullore mund të bëhet drejtpërdrejtë në mision ose përmes postës në adresën postare:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë
Seksioni Konsullor

Rr.Skenderbeg, Blloku i Ambasadave, Pallati 6/1/2, Tiranë

Shpenzimet e postës barten nga klienti konsullor.

Për rastet e personave të cilët nuk janë regjistruar asnjëherë në librat amëz të Kosovës (fëmijët e lindur jashtë) nuk mund të bëhet dhënia e këtyre fletëudhëtimeve pa u bërë paraprakisht regjistrimi i faktit të lindjes.

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

FORMULARI

Dërgo dokumente apo kërkesa

STAFI DIPLOMATIK

Haxhi Bajraktari

Ministër Këshilltar

Adem Sallauka

Sekretar i parë

Blerim Xhemajli

Këshilltar

Arben Loshi

Këshilltar

Kontakt

Shkruaji Ambasadorit